Rozë

Vazhdon muaji i mjaltit për Marinën, publikon foton seksi por Geti ia mbulon të pasmet (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 07 October 2017

Ajo vijon të publikojë herë pas here foto nga Xhamaika atje ku është duke kaluar disa javë mjaft romantike me bashkëshortin e saj Getoar Selimi.

Këtë herë Marina ka publikuar një foto mjaft sensuale në të cilën shfaqet e shtrirë në shezlong duke u relaksuar pafund.

-Advertisement-

Megjithatë duket se Marina nuk ka dashur të publikojë një foto provokuese, pasi pjesën e të pasmeve ajo e ka mbuluar me një “arush” të vizatuar.

Rreth një muaj më parë ajo dhe partneri i saj reperi Getoar Selimi u lidhën në martesë në një ceremoni mjaft të bukur në Gjirin e Lalzit, ku ishin të ftuar shumë personazhe të njohur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera