Lajme

Vazhdon konferenca ndërkombëtare `DIGITALKS`

Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 12 October 2018

Për herë të parë në Kosovë po organizohet një konferencë e tillë nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në datat 11 dhe 12 tetor në Hotel Emerald. “DIGITALKS” sjell në Prishtinë Komisioneren Gabriel pas lansimit të Agjendës Digjitale të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Pjesë e “DIGITALKS” me diskutime politike dhe profesionale do të jenë edhe shumë akterë politik, të fushës së inovacionit, komunitetit të biznesit dhe shkencës, duke filluar nga vendet e rajonit, Evropës dhe SHBA-ve. Gjatë dy ditëve të Konferencës do të kemi rast të diskutojmë dhe të ndajmë përvojat për epokën digjitale në të cilën po jetojmë.

Për të 7-in vit me radhë, në format edhe më madhështor, kurse sot hapen punimet e KosICT, ku do të ketë shumë risi nga bota e teknologjisë informative.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera