Vazhdon gjykimi i Granit Paçarizit
Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 01 June 2017
Dy dëshmitarë kanë dhënë dëshminë në gjykimin e Granit Paçarizit, i cili akuzohet për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Në gjykimin që po zhvillohet në Gjykatën e Ferizajt, dëshmitari Egzon Krasniqi, i cili në këtë rast është edhe palë e dëmtuar, ka treguar se si kanë ndodhur ngjarjet në ditën kritike në Prizren më 6 korrik 2013.
Dëshmitari tha se pasi kishin pirë kafe me Hamit Alemdar ishin nisur për të blerë mish dhe duke kaluar afër pastiçerisë “Jupa” Hamiti kishe hasur në makinën e Graniti Paçarizit, që kishte qenë e parkuar në afërsi të lokalit.
Pas kësaj, Hamiti kishte ndalur makinën duke dashur të bisedonte me Granitin për problemin që kishin pasur një ditë më parë. “Sapo kishte shkuar Hamiti në drejtim të pastiçerisë ku ishin ulur Graniti, Amir Kryeziu dhe Xhevati kishte filluar përleshja”, tha dëshmitari Krasniqi.
“Unë menjëherë kam dal nga automjeti duke vrapuar në drejtim të pastiçerisë. Aty kam parë Granit Paçarizin duke u futur brenda në lokal. Kam marrë një dru (letvë) dhe iu kam lëshuar pas, ku ai më pas është futur në shank ka marrë revolen dhe ka dashur të shkrep në drejtim timin por nuk I ka punuar në ato momente revolja”, tregoi tutje dëshmitari.
Egzon Krasniqi tregoi se më pas ka tentuar që t’ia heqë armën nga dora me drurin që kishte në dorë, duke e goditur madje në pjesën e përparme të kokës. Në këtë moment Granit Paçarizi kishte filluar të shkrepte me armë.
Sipas dëshmisë, gjatë kohës kur kishin filluar shkrepjet dëshmitari tha se kishte filluar të ikte në drejtim të derës, ku edhe ishte plagosur në pjesën e gjoksit duke marrë plagë të rënda.
Egzon Krasniqi tha se në natën kritike Granit Paçarizi së bashku me disa persona të tjerë kishin shkuar te pjesa ku qëndronte ky i fundit, në kampin e “Dokufest“, për shkak të një përleshjeje që kishte ndodhur në parkingun e “Andrrës“ mes nipit të të akuzuarit, Ideal Paçarizit dhe disa personave të tjerë një natë para natës kritike.
“Aty erdhën rreth 15 veta, të gjithë me thika, armë e mjete të tjera. Granit Paçarizi pasi pyeti se kush kishte marrë pjesë në përleshjen e parkingut dhe i thash që unë, tentoi të më grushtonte. Pasi na ndanë i bëri dy hapa prapa dhe nxori armën duke tentuar të shkrepë por e larguan duke mos e lejuar ku me atë rast Hamiti ia mori revolen e më pas dhe karikatorin”, tha dëshmitari.
Egzon Krasniqi tregoi edhe për plagët e marra nga shkrepjet në ditën kritike duke thënë se nga ajo ditë ka pasur pasoja shumë të rënda shëndetësore dhe se ende është duke vuajtur pasojat, andaj kërkoi nga trupi gjykues të akuzuarin ta gjejë fajtor dhe theksoi se do të parashtrojë kërkesë pasurore juridike. /Kallxo.com
Të tjera
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...