Vazhdon beteja për Hotelin Grand
Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 24 November 2018
Paqartësitë rreth Hotelit Grand në Prishtina po vazhdojnë edhe pas 12 vjetësh që kur se ishte privatizuar, si pjesë e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Derisa, blerësi i Hotelit Grand pretendon se i është bërë e padrejtë dhe se procesi gjyqësor ende është duke vazhduar, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), thotë të kundërtën.
I privatizuar në vitin 2006 në një vlerë prej mbi 8 milionë euro, kontratat obligonte blerësin e Hotelit Grand që të bënte investime në vlerë prej mbi 20 milionë euro dhe të punësonte 570 punëtorë.
Por, mosrealizimi i zotimeve nga ana e blerësit thuhet se bëri që kjo ndërmarrja shoqërore të hynte në paqartësi në mes blerësit të Hotelit Grand, Zylqif Berisha pronar i kompanisë NTP ‘Unio Commerce’ dhe AKP-së.
Agjencia Kosovare e Privatizimit në vitin 2012 tërhoqi aksionet në ndërmarrjen e re Grand Hotel dhe ktheu këtë ndërmarrje nën administrimin e vet.
Kjo tërheqje e aksioneve nga blerësi i këtij hoteli, Zylqif Berisha po konsiderohet të jetë bërë në mënyrë të padrejtë.
“Në kohën kur më kanë larguar nga Hotel Grandi (viti 2012) dhe atë e kanë bërë me polici, unë e kam kuptuar se më është ndërruar fleta poseduese nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe është bërë bartja e pronësisë së Hotel Grandit nga ‘NTP Unio Commerce’, në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Këtë e kanë bërë pa vendim të gjykatës dhe më pas ne jemi ankuar se na është bërë e padrejtë. Pas tre vjetësh, Gjykata ka vendosur se bartja e pronësisë është bërë në mënyrë të jashtëligjshëm dhe ka vendosur në favor timin”, thekson Berisha.
Dy vendime të Gjykatës Themelore të Prishtinës që i posedon Radio Evropa e Lirë lidhur me procesin për bartjen e pronës dhe aksioneve janë anuluara. Një vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë e aprovon kërkesën e paditësit NTP Unio Commerce në Prishtinë, e ushtruar kundër të paditurit Agjencisë Kadastrale e Kosovës në Prishtinë për anulimin e vendimit (bartja e pronës), si i bazuar.
Gjykata në aktgjykim e anulon aktvendimin e Agjencionit Kadastral të Kosovës dhe çështja i kthehet organit të paditurit në rishqyrtim dhe rivendosje.
Vendimi tjetër i Gjykatës Themelore të Prishtinës po ashtu aprovon kërkesën e paditësit ‘NTP Unio Commerce’ dhe e anulon vendimin e të paditurës Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe çështja i kthehet të paditurës në rishqyrtim dhe rivendosje.
Ndërkohë, përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit thonë se lidhur me Hotelin Grand, të gjitha procedurat gjyqësore lidhur me këtë veprim ligjor të AKP-së kanë përfunduar me vendime gjyqësore përfundimtare në favor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Zëdhënësi i AKP-së Yll Kaloshi thotë për Radion Evropa e Lirë se Hoteli Grand tani është i gatshëm për t’u ofruar për privatizim, qoftë edhe përmes Ligjit për investime strategjike.
“Për shkak të mospërmbushjes së kushteve të kontratës, Agjencia Kosovare e Privatizimit në muajin maj të vitit 2012 ka vendosur të tërheqë aksionet në ndërmarrjen e re ‘Grand Hotel’ dhe ta kthejë këtë ndërmarrje nën administrimin e vet. AKP-ja është duke administruar me këtë hotel, i cili është i gatshëm për t’u ofruar për privatizim, qoftë edhe përmes Ligjit për investime strategjike, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës. AKP po koordinohet me Qeverinë e Kosovës në gjetjen e investitorëve relevantë nga fusha e hotelerisë në privatizimin e Hotelit Grand, aset ky i një rëndësie të veçantë”, thotë Kaloshi.
Bordi i Drejtorëve i AKP-së, shton Kaloshi do ta trajtojë me kujdes rëndësinë e këtij aseti për ekonominë e Kosovës dhe do të marrë vendim për hapat e ardhshëm.
Por, procesi gjyqësor rreth Hotelit Grand është duke vazhduar, thotë Berisha, dhe se askush asnjë institucion, sipas tij, nuk mund ta vendosë këtë objekt në riprivatizim apo siç është thënë t’ua ofrohet investitorëve privatë përmes Ligjin për investime strategjik.
“Unë dua vetëm drejtësi në këtë proces. Ne ju themi të gjithëve të mos nguten me vendime për Hotelin Grand, duhet të priten vendimet e gjykatës. Hotel Grand është kompania ime dhe unë kam bërë pagesën prej mbi 8 milionë euro janë të paguar mjetet e mia që janë në AKP, tani 12 vjet aty. Investimet i kemi të siguruara, vetëm se lë të na lënë të investojmë”, thekson Berisha.
Sa i përket mosarritjes së zotimeve që i kishte Zylqif Berisha për Hotelin Grand, vetë Berisha pretendon se i ishte pamundësuar që të bëjnë investimet për të cilat ishte zotuar me kontratë.
Ai tregon se në atë kohë Inspektorati komunal i Prishtinës, me vendim të gjykatës komunale i kishte ndërprerë punën dhe investime kishte filluar të bënte vetë brenda hotelit.
“Kemi bërë investime miliona euro brenda Hotel Grandit pasi që Komuna e Prishtinës nuk më jepte leje për të punuar. Kjo shihet qartë se ka qenë një formë që të mos më lejohet të punoj në mënyrë që të arrijë zotimet që i kisha bërë. Pas kësaj merret vendimi nga AKP që të më tërhiqen aksionet dhe kjo është bërë pa një ekspertizë të investimeve që kisha bërë dhe zotimeve. Nëse unë nuk i kisha plotësuar kushtet unë vet do të kisha hequr dorë, por, asgjë nuk është bërë dhe të gjitha veprimet AKP i kishte bërë në mënyrë të njëanshme”, tregon Berisha.
Në anën tjetër, drejtori aktual i Hotel Grandit, Rrahim Fazliu i cili është emëruar në këtë pozitë nga AKP-ja në vitin 2012 thotë për Radion Evropa e Lirë se ky objekt në atë kohë ishte trashëguar nga ish-blerësi në kushte jo të mira infrastrukturore dhe financiare.
“Në Grand kam ardhur në vitin 2012 kur AKP-ja e ka marrë nga blerësi ‘Unio Commerce’ me pronar Zylqif Berisha. Kur kam ardhur këtu i kamë gjetur 93 punëtorë. Kulla A, si i themi ne një pjesë të Grand Hotel ka qenë komplet e deformuar, muret kanë qenë të rrëzuara në disa pjesë. Ashensorët kanë qenë jashtë funksionit. Po ashtu, disa kate të hotelit kanë qenë jashtë funksionit, thjesht ka qenë në gjendje jo të mirë”, thekson ai.
Hoteli Grand, krahasuar me të kaluarën, është pothuajse jashtë veprimtarisë për të cilën ishte destinuar në kohën kur u ndërtua 40 vjet më parë, në vitin 1978.
Aktualisht, në hapësirat e Hotelit Grand operojnë biznese të ndryshme, duke filluar nga shtëpi mediale, zyra për shërbime të ndryshme ligjore, të kontabilitetit, organizata të huaja, aparate bankare, hapësira reklamuese, lojëra të fatit e shërbime medicinale.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...