Lajme

Vazhdon aksioni “Brezovica”, bastisen 12 lokacione në Prishtinë, Ferizaj, Lipjan e Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 03 March 2022

Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku, ka konfirmuar për Gazetën Express vazhdimësinë e këtij aksioni edhe gjatë ditës së sotme.

Prokurori Maloku tha për Gazetën Express se aksioni është duke vazhduar dhe deri më tani janë kontrolluar 12 lokacione.

“Operacioni s’ka përfunduar ende në 12 lokacione. Në Prishtinë, Ferizaj, Lipjan, Skenderaj etj”.

-Advertisement-

Ai tha se nuk mund të konfirmojë nëse ka arrestime, pasi tha se brenda pak minutash Prokuroria Themelore e Ferizajt do të dalë me një komunikatë për media.

Në aksionin e parë të njohur si “Brezovica”, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ishin arrestuar 10 persona në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Aksioni kishte vazhduar edhe në janër të këtij viti me ç’rast kishte rezultuar me arrestimin e shtatë personave.

Të arrestuarit dyshohen kryesisht për veprat penale, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje të rryshfetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera