Vazhdon aksioni “Brezovica 3”, bastisen 7 lokacione- priten arrestime
Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 16 March 2022
Është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3”, aktualisht janë duke u kontrolluar shtatë lokacione në rrethinë të Shtërpcës,.
Lajmin për Express e ka konfirmuar prokurori i çështjes Rasim Maloku.
Ai tha se akoma s’ka të arrestuar, pasi aksioni është duke vazhduar.
“Po aksioni është duke vazhduar, jemi në operacion. Nuk mundem me ju dhënë më tepër informacione. Pra është vazhdimësi e “Brezovica 3”. Janë duke u kontrollu 7 lokacione në rrethinë të Shtërpcës dhe lokacione nëpër fshatra…Ende s’ka të arrestuar”, tha Maloku për Express.
Ndryshe, ky është aksioni i tretë që po realizohet për këtë rast. Aksioni i parë ishte zhvilluar në fund të vitit të kaluar dhe kishte përfunduar me arrestimin e dhjetë personave. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish- kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq.
Ai dyshohej se ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës.
Aksion tjetër për këtë rast është zhvilluar edhe më 3 mars të këtij viti, ku janë arrestuar tetë persona.
Ata dyshohen për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Marrja e ryshfetit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: Dokumente të ndryshme, disa fletore me shënime, Tri (3)armë, Një (1) karikator me 5 fishek të kalibrit 7.65mm, Tre (3) fishek të kalibrit 6.35mm, Njëzet (20) fishek të kalibrit 7.62mm, Një (1) kompjuter, Një (1) veturë X6, Pesë (5) telefona, Një (1) orë dore
Të tjera
-
Parashikimi i Haradinajt: Vetëvendosje s’do t’i marrë më shumë se 25% të votave
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëv...
-
Shkup: A paraqet “Shqipja” problem për Siljanovskën? Zbulohen nenet që e “pengojnë” presidenten
Mosdekretimi i ligjit për mbrojtje të fëmijëve për shkak të Gjuhës Shqipe nga...
-
E rëndë: Vdẹs 36-vjeçari në Podujevë, po merrte infuzion për gripin sezonal
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jet...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi ndryshim gradual të motit. Paradite ende do të...
-
Sherr me sende të forta në Tiranë, dy persona përfundojnë në spital
Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndr...
-
Berisha zbulon arsyen pse nuk e ka takuar ende Ilir Metën në burg
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme ...
-
Zyrtari amerikan nesër në Kosovë, pritet në takim nga Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të pres në takim zëvendës-sekret...
-
KFOR: Morëm garancë me shkrim se FSK-ja nuk do të dërgohet në veri
Në media, ditën e djeshme u raportua për një “zotim” të ri të Qeverisë së Kos...
-
Krasniqi: Së bashku për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe plotë shpresë
Deputetja dhe kandidatja e tashmë për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosov...
-
Bedri Hamza: Investimet në energjinë e ripërtërishme më nuk do të zvarriten, procedurat do të kryhen në një sportel
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku fle...
-
Nura priti në takim deputeten Musliu: Përvoja e saj profesionale dhe përfaqësimi i dëshmuar i zërit qytetar, janë vlera të dallueshme për të
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, sot ka pritur në takim deputete...
-
Dervishaj: Kështu i ka hije, duhet me u mbledhë bashkë e me diskutu kur është në pytje Kosova
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...