Lajme

Vazhdojnë protestat në Gjeorgji, policia ka arrestuar të paktën 300 persona

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 04 December 2024

Që nga vendimi i kryeministrit të Gjeorgjisë për pezullimin e rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian, kanë vazhduar protestat. Policia deri tani ka arrestuar të paktën 300 persona, ndërkaq po përdor gaz lotsjellës, topa uji e plumba gome për t`i shpërndarë ata.

Për të gjashtën natë me radhë po vazhdojnë protestat në Gjeorgji ndërsa po vazhdojnë të rriten në masë.

Edhepse forcat e rendit, me gaz lotsjellës, topa uji e plumba gome po përpiqen t’i ndalojnë ato, qytetarët po rezistojnë. Më shumë se 300 persona janë arrestuar që nga fillimi i protestave. Protestuesit janë mbledhur para parlamentit e në duar mbanin flamuj të Gjeorgjisë dhe Bashkimit Evropian ndërsa policia ka intervenuar me gaz lotsjellës. Protestuesit, drejt policisë po hedhin mjete piroteknike.

-Advertisement-

Protestat janë nxitur nga një vendim i kryeministrit për t’i pezulluar bisedimet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2028 ndërsa ka thënë se vendi do t’i vazhdon reformat dhe se planifikon t’i bashkangjitet bllokur deri në vitin 2030.

Vendimi për pezullim të bisedimeve për anëtarësim erdhi pasi Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë me të cilën procesin e zgjedhjeve të 26 tetorit në Gjeorgji e përshkroi si krizën më të rëndë demokratike në vend dhe se partia në pushtet është fajtore. Gjerogjia, statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian e ka që nga viti 2023.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera