Sport

Vazhdojnë problemet për Vettel

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 21 October 2017

Ndryshojnë kontinentet, nga Azia kalohet në Amerikë, por Ferrari vijon të jetë ende e rrethuar me probleme, probleme të cilat në fund bëhen një motiv për mos arritjen e rezultateve.

Në përfundim të sesionit të dytë të lirë, Sebastian Vettel është ankuar për pedalet e makinës së tij dhe tekniket e skuadrës nga Maranello, duke mos arritur të gjejnë shkakun, vendosën që të ndryshojnë  të gjitha telajon e makinës SF70H të gjermanit.

Lajmi është bërë zyrtar nga FIA, që ka autorizuar edhe zëvendësimin e saj.

-Advertisement-

Njëvendëshja e Vettel do ti nënshtrohet një sërë verifikimeve teknike nga komisarët e FIA-s, përpara sesioni të fundit të provave të lira.

Në njëvendëshen e Vettel, që në Suzuka u tërhoq për probleme në ndezje dhe atë të Kimi Raikkonen që ndërroi kambion në sesionin e fundit të lirë në Japoni do të montohen tansmisione të reja, por pa asnjë penalitet, raporton TCH. I njëjti ndryshim do të bëhet edhe në njëvendëshen e Valteri Bottas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera