Lajme

Vazhdojnë përplasjet dhe replikat mes deputetëve të LDK-së dhe LVV-së

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 15 December 2019

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Haki Abazi i cili tha se edhe Presidentin edhe Kryeparlamentarin i ka pasur LDK-ja dhe dilnin të parët në zgjedhje, dhe se LDK-ja e Mustafës doli e dyta në zgjedhje ndërsa po e kërkon atë që s’ia dha populli.

Manaj tha se LDK në kohën e Ibrahim Rugovës pati 47 deputetë, kurse PDK pati 26, 21 më pak se LDK, por që në këtë kohë LDK ka udhëhequr Parlamentin dhe Presidencën, kurse Kryeministrin e ka pasur partia e dytë e cila pati 21 deputetë më pak se partia e parë.

Tani që VV ka 29 deputetë si partia e parë dhe LDK ka 28 deputetë si partia e dytë, diferenca është vetëm një deputet.

-Advertisement-

Ai ka thënë se LDK e ka dhënë ofertën që LDK si partia e dytë ta marr Kryeministrin, ndërsa VV si partia e parë ta merr Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit, duke theksuar se nëse VV-ja nëse don kështu nesër mund të arrihet marrëveshja.

“LDK në kohën e Ibrahim Rugovës në vitin 2001, si partia e parë ka pasur 47 deputetë, ndërsa partia e dytë (PDK) ka pasur 26 deputetë, 21 deputetë me pak se LDK.

Në këtë kohë, LDK ka udhëhequr Parlamentin dhe Presidencën, ndërsa Kryeministrin e ka pasur partia e dytë e cila i ka pasur 21 deputetë me pak se partia e parë.

Tani VV ka 29 deputetë si partia e parë dhe LDK ka 28 deputetë si partia e dytë, diferenca është vetëm 1 deputet.

Nëse z. Haki Abazi, ju ka ba marak që ky kombinim të jetë model i ndarjes së përgjegjësive shtetërore tani, atëherë LDK e ka dhënë edhe këtë ofertë që LDK si partia e dytë ta marr Kryeministrin, ndërsa VV si partia e parë ta merr Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit ( edhepse nuk i ka 47 deputetë sa i ka pasur LDK kur i ka pasur këto dy pozicione).

Nëse doni kështu, nesër e arrijmë këtë marrëveshje !”, ka shkruar Manaj në Facebook./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera