Vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e 28 korrikut

Autori: Gazeta inFokus
16:09 | 26 July 2018
Krahas punëve në përfundim e sipër në stadiumin ”Fadil Vokrri” po vazhdojnë edhe përgatitjet për ndeshjen testuese të 28 korrikut, që do të zhvillohet ndërmjet veteranëve të KF ”Flamurtarit” nga Vlora, veteranëve të FC ”Prishtina” dhe një ekip i përbërë nga politika dhe estrada, shkruan GazetaFokus.
Tashmë dihen pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe të klubit Prishtina sikur edhe njerëzit nga politika dhe disa emra nga estrada. Edhe në opinion po mbretëron një interesim i madh për faktin që tash e dy vite stadiumi i qytetit ka qenë në rinovim dhe tashmë ky stadium do të mbajë emrin e legjendës së futbollit dhe ish presidentit të FFK-së “Fadil Vokrri”.
Prandaj shumë e natyrshme që njerëzit duan të jenë të pranishëm për ta parë dhe shijuar këtë ndryshim rrënjësor aq më parë që ndeshja do të zhvillohet prej orës 20.00 nën dritat e reflektorëve që i japin hijeshi shtesë stadiumit buzë Arbërisë. Ndaj FFK-ja u bënë thirrje të gjithë adhuruesve që të jenë në numër sa më të madh e hyrja është falas dhe tash stadiumi ofron komoditet të madh.
Po ashtu numri i madh i shikuesve, do të jetë edhe një nga testet që do të ketë ky stadium nga Inspektorët e UEFA-s e të cilët do të japin licencën për t’u zhvilluar ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kombeve që fillojnë në shtator. Kjo ndeshje do të jetë e mirëseardhur edhe për media ku do të kenë rastin të shohin disa nga yjet e futbollit të viteve të 80 e 90-ta nga Shqipëria dhe Kosova. /GazetaFokus
Skuadrat pjesëmarrëse
KF ”Flamurtari” Vlorë
1. Vasil Ruçi
2. Perlat Musta
3. Artur Lekbello
4. Kreshnik Cipi
5. Rrapo Taho
6. Roland Iliadhi
7. Vangjel Laluci
8. Përparim Lushaj
9. Qerem Memushi
10. Dritran Resuli
11. Latif Gjondeda
12. Dritan Sadedini
13. Gert Haxhiu
14. Fjodor Xhafa
15. Saimir Haxhiu
16. Koto Zilja
17. Roland Meli
18. Rexhep Rexhepi
19. Gentian Mezani
FC “Prishtina”
1. Ahmet Beselica
2. Arbnor Morina
3. Nazmi Rama
4. Isa Sadriu
5. Fadil Berisha
6. Eroll Salihu
7. Muharrem Sahiti
8. Besnik Kollari
9. Adil Vokrri
10. Sunaj Keçi
11. Kushtrim Munishi
12. Suad Keçi
13. Bedredin Gjinali
14. Abdyl Bellopoja
15. Arsim Abazi
16. Fatmir Namani
17. Ramiz Krasniqi
18. Afrim Toverlani
19. Gramoz Vokrri
Shtabi teknik
1. Ajet Shosholli
2. Shfeshet Sinani
3. Ramdan Cimili
4. Jusuf Tortoshi
Ekip i Politikës dhe Estradës
Politika
1. Kujtim Gashi (PDK)
2. Bekim Haxhiu (PDK)
3. Armend Zemaj (LDK)
4. Ahmet Isufi (AAK)
5. Rasim Demiri (AAK)
6. Bilall Sherifi (NISMA)
7. Shpend Ahmeti(PSD)
8. Dardan Sejdiu (PSD)
9. Abert Kinolli (PRO+6)
Estrada
1. Meda
2. Blero
3. Osman Azemi
4. Ermali
5. DJ PM
6. DJ DAGZ
7. Mensur Safçiu
8. UKI
9. Esheref Durmishi
10. Armedn Ismajli
11. Vedat Bajrami

Të tjera
-
Rrahmani: Gjuha e Kurtit, tendencë ta përjashtojë opozitën nga mundësia për koalicion
Bartësi i listës së Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, ka thënë se nuk ë...
-
NATO: ShBA-ja vazhdon të ketë rol themelor në KFOR
Gjatë ditës, një artikull i gazetës gjermane “Bild” në lidhje me tërheqjen po...
-
Raportimi i mediumit gjerman për përgatitjen e Italisë për skenarin e largimit të trupave amerikanë nga Kosova, reagon KFOR’i
Misioni paqeruajtës i NATO’s në Kosovë, KFOR, ka thënë se zyrtarët amerikanë ...
-
Presidenti çek uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë: Çekia mbështetje të palëkundur për Kosovën
Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel ka uruar Presidenten Osmani për ...
-
Bekim Jashari e kujton Hamzën në ditëlindjen e tij: ‘Kur të vdes unë, kanë me shkru shtatë gazeta…’
Bekim Jashari e ka kujtuar sot babin e tij, Hamzën, në ditëlindjen e tij. ...
-
Specialja konfirmon se 4 prilli është data e fundit për thirrjen e dëshmitarëve
Pas datës 4 prill, asnjë dëshmitar nuk do të thirret për të dëshmuar në rasti...
-
Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave
Numërimi i votave po vazhdon në disa komuna të Kosovës. Prishtina sot deri në...
-
Kurti pranon urime për 17-vjetorin e pavarësisë nga kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Emirateve ...
-
Trump e quan diktator Zelenskyn: Më mirë të ecë shpejt ose nuk do të ketë një vend
Donald Trump e ka quajtur Volodymyr Zelenskyyn një “diktator” në një postim t...
-
Dakaj: Lajm i mirë që shumë gra do të bëhen deputete pa pasur nevojë për kuotë, ende s’ka mbaruar numërimi i votave
Në një kohë që numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit end...
-
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar ndarjen dhe përdorimin e fon...
-
Mehmetaj i reagon Prokurorisë: Mos u tutni, e keni të konfirmuar se pajisja është e AKI-së
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar edhe njëherë pas qëndrimit të Prokur...