Lajme

Vasili do ta zëvendësojë Metën në LSI

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 29 April 2017

Një ditë pasi u zgjodh si President i Shqipërisë nga Kuvendi, Ilir Meta heq dorë nga të gjitha funksionet në LSI, duke ia lënë drejtimin e partisë Petrit Vasilit.

“Kam vendosur që sot në mbrëmje pas përfundimt të listave të kandidatëve për deputet nga kryesia e LSI të heq dorë nga ky funksion dhe nga të gjitha funksionet drejtuese në LSI”.

“Do të jetë emri i Petrit Vasilit si zv. Kryetar deri tani i LSI i cili sipas statutit të LSI merr drejtimin e kësaj force politike për të cilën natyrisht do të shprehet dhe KDK në ditët që vijnë, dhe do të shprehet me votim dhe Konventa Kombëtare e LSI brenda javës së ardhshme”.

-Advertisement-

Ndërkaq, ai bëri të ditur se do të vijojë të jetë kryetar i Kuvendit të Shqipërisë deri në ditën e betimit si President.

“Dhe pse detyrimet e mia si president i ardhshëm fillojnë pas betimit si president i Shqipërisë më 24 korrik dhe deri atëherë mund të vijojë me të gjitha angazhimet e mia politike dhe institucionale, mund të bëj të ditur se do të vijoj të jem kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, deri në ditën e betimit si president i vendit”.

“Pra, do të japë dorëheqjen përpara këtij betimi, për arsye të vetë lidhjes midis këtyre dy institucioneve dhe në planin kushtetues dhe në planin institucional, por dhe për faktin se të enjten e ardhshme do të jetë seanca e fundit plenare. Kështu që për të gjitha këto arsye do të vijojë të jem në këtë detyrë deri para betimit”, tha më tej Meta, shkruan Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera