Sport

Vashat U-19 të Kosovës humbin ndaj Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 04 April 2018

Përfaqësuesja Shqiptare e futbollit të femrave U-19 fitoi me rezultatin 1-0 miqësoren ndaj Kosovës, me takimin që u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi”.
Sfida përgjithisht ishte e qetë, ku në momente të caktuara pati kulminacionet e saj.

Një ndeshje përgjithsisht e ekuilibruar, ku rastet për të shënuar ishin të pakta nga të dyja përfaqësueset. Mesuare Begallo pati një mundësi të mirë për të kaluar në epërsi skuadrën e saj, por gjuajtja ishte e dobët. Minutat kalojnë dhe takimi vazhdon të jetë në ritme të ngadalta. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim pa gola, Esi Lufo u jep epërsinë vajzave kuqezi, raporton SS.

Lexo edhe: A është Ronaldo lojtari më i mirë në histori të futbollit?

-Advertisement-

Në fraksionin e dytë panorama është sërish e njëjta. këtë herë skuadrat hapen disi më shumë, duke u shfaqur më kërkuese, por përtej dëshirës asgjë nuk ndryshoi.

Esi Lufo pati shansin të shënonte golin e dytë personal, por topi u përplas në shtyllë. Sidoqoftë përtej rezultatit, ky takim u shërbeu trajnerëve Nevil Dede dhe Ramiz Krasniqi për të krijuar një ide më të qartë rreth gjendjes së lojtareve të grumbulluara.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera