Sport

Vashat e Kosovës turpërohen nga Belgjika, humbin me rezultat të thellë

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 21 October 2021

Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave është turpëruar nga Belgjika, pasi ka pësuar humbje të thellë me rezultat 7-0, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanet’ kanë pësuar disfatë të thellë në takimin e vlefshëm për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Australia&Zelanda e Re”.

Kjo ishte humbja e dytë e vashave kosovare nga gjithsejtë tri takime të zhvilluara në Grupin F.

-Advertisement-

Pas kësaj disfate, Kosova renditet e pesta në Grupin F me vetëm 1 pikë, kurse Belgjika kryeson grupin me 7 sosh.

Ndeshjen e radhës kosovaret e luajnë me 26 tetor në udhëtim te Armenia, kurse belget do të takohen me Norvegjinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera