Lajme

Vasfije Krasniqi reagon për dhunimin e të miturës në Kamenicë

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 20 October 2021

Për dhunimin e një të miture në Kamenicë për të cilën raportoi sot Policia e Kosovës, ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Vasfije Krasniqi.

Krasniqi e ka quajtur të tmerrshëm dhunimin e të miturës. Ajo u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë pa mëshirshëm ndaj kriminelëve dhe personave të dhunshëm.

Për çka shton se nuk guxohet të lejohet që të ndodhin të tilla gjëra.

-Advertisement-

“Mjaft është mjaft. E trishtuar me lajmin e tmerrshëm të dhunimit të një vajze të mitur. Thirrje për Policinë dhe Organet e Drejtësisë, veproni pa mëshirshëm ndaj kriminelëve, njerëz sikur Ky nuk kanë vend në shoqërinë tonë, nuk duhet dhe nuk guxojmë të lejojmë të ndodhin raste të tilla. Ndëshkim dhe drejtësi!”, ka shkruar Krasniqi në “facebook”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera