Lajme

​Varrosen viktimat e tragjedisë në Cetinje

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 14 August 2022

Një numër i madh i qytetarëve malazezë sot i kanë bërë nderimet e fundit viktimave të krimit në Cetinje, ndërsa dhjetë viktima janë varrosur në varrezat e qytetit të Cetinjës, në Bajice, Gradac dhe Lubotinje.

Paraprakisht, në Shtëpinë e Qeverisë në Cetinje është mbajtur një seancë komemorative, në të cilën kanë marrë pjesë anëtarët e familjeve të viktimave tragjike, përfaqësues të pushtetit lokal, Qeverisë dhe presidenti Milo Gjukanoviq, njofton RTCG.

Në të shtënat që ndodhën të premten në vendbanimin Medovina në Cetinje, afër Shtëpisë së Qeverisë, kanë mbetur të vrarë 11 persona, mes tyre edhe sulmuesi Vuk Boriloviq, ndërsa gjashtë janë plagosur.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera