Varrosen viktimat e para të aksidentit hekurudhor në Greqi, mes tyre tre shqiptarë
Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 04 March 2023
Në heshtje por me pyetjen “përse?”, familjarë dhe të afërm varrosën këtë të shtunë viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur në Tempi të Greqisë.
Trupat e pajetë të 57 viktimave tashmë u janë dorëzuar familjarëve, mes tyre edhe shtetasit shqiptarë dhe ata me origjinë shqiptare, I.M, P.B dhe J.XH, ndërsa paraditen e së shtunës priten të përfundojnë edhe analizat e ADN-së për K.L dhe D.R.
Ndërkohë që janë marrë 56 mostra ADN-je prej familjarëve të viktimave, trupat e të cilëve janë dëmtuar shumë çka e ka bërë të pamundur identifikimin e deritanishëm të tyre.
Autoritet thonë se po bëjnë të pamundurën për ta përfunduar identifikimin e viktimave për të dorëzuar trupat e tyre pranë familjarëve sa më shpejt, ndërsa vazhdojnë hetimet lidhur me tragjedinë që shokoi Greqinë dhe jo vetëm, raporton Top Channel.
Shefi i stacionit hekurudhor të Larisës do të dërgohet paraditen e së shtunës në gjykatë për masë sigurie me akuza të krimit të rëndë me dashje, ndërsa policia e Larisës nën drejtimin e prokurorisë ka sekuestruar materiale në zyrën e Samaras, të cilat pritet të hedhin dritë mbi atë çka ndodhi minutat para aksidentit dhe për të gjetur arsyen pse ky i fundit futi në të njëjtat binarë dy trenat që pak kilometra me tej u përplasën duke lënë të vdekur 57 persona, 56 të zhdukur dhe 48 të plagosur, por dhe zhytur vendin në zi.
Dyshimet e deritanishme janë se Samaras nuk ka qenë në zyrë në momentin që urdhëroi lëvizjen e shinave në drejtimin diagonal. Mungesa e tij në sallën operative që të cilin ishte funksional sistemi i vjetër i monitorimit të lëvizjes, i cili tregonte me llambë ndaluese se në linjën zbritëse ndodheshin dy trena në drejtim të kundërt, çka mund ta shmangte tragjedinë.
Më herët avokatët e njërës prej viktimave thanë se Samaras ndodhej në një lokal aty pranë dhe urdhrin për kalimin e shinave e dha nëpërmjet radios portabële vhf që mbante në dorë, dhe jo nëpërmjet radios VHF që ishte e instaluar në tryezën që ishte instaluar sistemi i monitorimit me drita të stacionit të Larisës.
Të tjera
-
Ferat Shala: Të rinjtë janë forca dhe frymëzimi për një Kosovë më të mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Sha...
-
Kolgeci: Rinia është e ardhmja, dhe e ardhmja duhet të jetë e drejtuar me vizion, mundësi dhe guxim
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numër 91, Selman K...
-
Skandaloze: Një kamion me kamera të sigurisë të cilat shteti i bleu në Beograd, shkarkohet në oborrin e ministrisë së drejtësisë
Mund të duket e pabesueshme, por është e konfirmuar me zë dhe figurë. Ky k...
-
Lushtaku nga takimi me hoxhallarët: Gjithmonë mirënjohës ndaj kontributit tuaj
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, po vazhdon vizitat e tij gjithandej Kosov...
-
Krasniqi takon ambasadorin Rohde, flasin mbi zhvillimet politike dhe fushatën zgjedhore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në n...
-
Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve, e vetmja rrugë për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE
Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka mirëpritu...
-
Një 37-vjeçar nga Kosova gjendet i vdẹkur në një stacion të trenit në Francë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur më 1 shkurt në Strasburg të Francës. Mëngj...
-
Lëvizja Vetëvendosje dënohet me 35 mijë euro, edhe për atë që u ngritën tre gishtërinjët si paramalitarët serb në Skënderaj
35 mijë euro është shuma më e fundit e gjobitjes së Lëvizjes Vetëvendosje nga...
-
“Po gënjen se është i afërt me SHBA’në”- Kurti merr një goditje të rëndë nga Administrata Trump
Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione s...
-
Haradinaj nga ceremonia e varrimit të tre fëmijëve në Jabllanicë: Fjalët nuk mjaftojnë për dhimbjen që sot ndan e gjithë Kosova
Sot në fshatin Jabllanicë në Gjakovë iu dha lamtumira e fundit tre fëmijëve t...
-
Rafuna: LDK është frymë e presidentit Rugova, bashkohuni për një Kosovë të re aty ku qytetari është në qendër të çdo vendimi
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me numrin 45,...
-
Mesazhet që implikojnë direkt Albin Kurtin në aferat e KEK
Disa biseda mes Albin Kurtit, Dejona Mihalit, Nagip Krasniqit e Artane Rizvan...