Varianti Delta, Vitia bën thirrje të vaksinohen edhe fëmijët e moshës 12-15 vjeç
Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 13 September 2021
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia tha të hënën se shëndeti i fëmijëve dhe i nënave do të jetë gjithmonë prioritet i Qeverisë aktuale të Kosovës, andaj u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.
“U bëj thirrje edhe njëherë qytetarëve të vendit që të vaksinohen kundër COVID-19, në mënyrë të veçantë u bëj thirrje prindërve të fëmijëve të moshës 12-15 vjeç me probleme shëndetësore, si dhe grave shtatzëna të vaksinohen, sepse kjo është rrugë e duhur për t’u mbrojtur nga virusi dhe për të frenuar përhapjen e mëtejmë të tij”, tha Vitia gjatë ceremonisë së inaugurimit të Spitalit të Fëmijëve, që është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Thirrja e ministrit Vitia për vaksinim vjen në ditën kur në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit, të cilat do të zgjasin deri më 26 shtator.
Ndër masat kryesore janë pezullimi i procesit mësimor deri më 26 shtator të nivelit parauniversitar, përfshirë edhe nivelin parashkollor dhe qëndrimin ditor si dhe paraqitja e dëshmisë së vaksinimit apo tekstit kundër COVID-19, për të marrë pjesë në një sërë ngjarjesh.
Sipas masave, dëshmi për vaksinimin e plotë ose për marrjen e një doze, testi negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë, testi antigen jo më të vjetër se 48 orë apo testi i antitrupave jo më i vjetër se 30 ditë do të kërkohet për:
-Çdo person që hyn në territorin e Kosovës
-Punëtorët e institucioneve publike
-Studentët që duan të regjistrohen në konvikte
-Studentët e institucioneve publike dhe private që duan të hyjnë në objektin e institucionit ku studiojnë
-Stafi i institucioneve publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit
-Punonjësit e kinemave, teatrove dhe qendrave të tjera të kulturës
-Shfrytëzuesit e bibliotekave dhe muzeve
-Shfrytëzuesit e fitueseve dhe palestrave
-Klientët dhe stafi i banjave termale
-Shikuesit e garave sportive që organizohen në hapësira të jashtme
Në fuqi është edhe mbajtja e obligueshme e maskës si dhe kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri më 05:00.
Të tjera
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...