Lajme

Varhelyi: Pa reforma në rend dhe ligj s’ka kurrfarë ecje përpara

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 26 April 2022

Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, është shprehur në Forumin Ballkanin në Bullgari se unioni duhet të marrë secilin vendim që mundet.

Varhelyi duke folur për procesin e zgjerimit ka thënë se nuk ka ecje përpara pa sundim të ligjit.

“Mesazhi tjetër është që nëse kriteret përmbushen BE duhet të lëvizë. Pa u bërë progres në rend dhe ligj nuk mund të lëvizet diku tjetër”, ka deklaruar ai, transmeton KlanKosova.tv.

-Advertisement-

“Mesazhi im për rajonin është se duhet të flasim më shumë për proceset. Kjo do të vjen nëse bëhet progres, nëse bëhet progres në terren, nëse bëhen reforma, ka sundim të rendit dhe ligjit, luftohet krimi dhe korrupsioni, atëherë do të arrihet në nivele ku BE nuk mund të injorojë”.

“Nuk ka rëndësi s ai madh apo i vogël është vendimi, por kur të vjen koha ne kemi për të marrë vendim. Nuk ka falje sepse nëse nuk marrim vendime të gjitha pasojat negative do të bien mbi ne jo vetëm në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur ai duke qenë pjesë e panelit ku ishte edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera