Lajme

Varhelyi: Anëtarësimi i Serbisë në BE kalon përmes procesit të dialogut

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 14 May 2024

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi, është duke qëndruar për vizitë në Serbi.

Ai me anë të një postimi në platformën X ka bërë të ditur se është takuar me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjurq.

Varhelyi ka thënë se suksesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian në lidhje me Serbinë kalon përmes dialogut me Kosovën

-Advertisement-

“Nëpërmjet Planit të Rritjes dhe Agjendës së Reformës ne mund të lehtësojmë adresimin e çështjeve të pazgjidhura”.

“Mezi presim të punojmë së bashku”, ka thënë Varhelyi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera