Lajme

Vargje që ta këpusin shpirtin nga zëri i foshnjës që u vra në barkun e nënës

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 01 December 2022

Ngjarja tragjike që ndodhi të mërkurën në Prishtinë, ku një grua dyshohet se u vra nga burri i saj në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nxiti shumë reagime tek të gjithë.

Disa prej tyre u shprehën edhe përmes vargjeve. Kështu bëri Edi Kurhasani Xhepa, i cili thuri disa vargje prekëse për rastin në fjalë.

Përmes poezisë ai sjelli “zërin e foshnjës” që iu mor jeta ende pa lindur.

-Advertisement-

Poezia e plotë e Edi Kurhasani Xhepa:

Nanë, pse u rrëzove…

Ç’ishin ato krisma!?

Unë në trupin tënd, këtë tronditje s’e prisja!

Më mbajte në trupin tënd, me muaj …

Çka ndodhi sonte të lutem, më thuaj!?

Nanë pse nuk ndjej, të njëjtën ngrohtësi!

Ishim kaq afër, pse nuk lëvize Ti…

Fillove të ftohesh, pse nuk bëzanë!?

Jam unë filiza jote, ç’pate me babanë!?

Seç prisja, të ju takoj, në krahë të më mbani…

Kush të ndali zemrën, pse nuk ta dëgjoj zanin!?

Nanë po më vjen ftohtë, tik taket po ndalen !

Pse s’ më mbanë ngrohtë , siç më dhe fjalën…

Po vrapojmë të dy , lartë në qiell mbi re…

Nanë…engjuj u bëmë, nga një dorë mizore…

Nuk e di si mundi, të na largojë nga kjo Botë…

Por besoj e shpresoj se do jemi , më të sigurt se në tokë!

Unë as dritën s’e pashë , nuk pata atë fat!

Sepse më privoj këtë ndjesi , i ashtuquajturi “Babë”!

Të mallkoftë zoti, ofshama ime dhe e Nanës!

Na le mes oborri, në dritën e Hanës!

Mallkimi raftë mbi ty,

Edhe pse ky vend , do ligj e drejtësi!

Deri sa nuk zbatohen , do shtohen kriminelët si Ti!!!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera