“Vare veten”, pensionisti i dërgon deputetes një litar me postë dhe një letër
Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 03 April 2021
Pensionisti 83-vjeçar, Willi Zürcher nga Wolfhalden-i, Kantoni Appenzell Ausserhoden, i ka dërguar politikanes së njohur të FDP-së, Christa Markwalder, një letër të shkruar me mllef dhe të shoqëruar me një litar, shkruan rrjeti mediatik “CH Media”.
Në letër ai i sugjeron deputetes që të vetëvaret me litarin e dërguar. Përveç që bëhet fjalë për kërcënim të shëmtuar, zemërimi i plakut për politikanen Markwalder nuk ka fare bazë logjike. Ai mbështetet në një keqkuptim të pesnionistit në fjalë.
“Jam e frikesuar. Sigurisht që kjo gjë të lëndon”, është shprehur Markwalder, e kontaktuar nga blick.ch. Ajo më parë e kishte bërë incidentin publik në rrjetin mediatik CH Media.
Thotë se ndihet e tronditur edhe për faktin se kërcënimet ndaj politikanëve janë rritur ndjeshëm: nga rreth 200 sosh në vitin 2019, numri i kërcënimeve për politikanët është rritur në 885 gjatë vitit të koronës. Nga këto, Policia Federale (Fedpol), 64 i ka vlerësuar në shkallë të rrezikut potencial.
Pensionisti mburret me kërcënimet e tij
“Jam i kënaqur që çështja është bërë e njohur”, tha kasapi në pension, duke lavdëruar veprimin e tij të ulët, përcjell albinfo.ch. Ai madje thotë: “Duhet të ketë më shumë njerëz si unë që qëndrojnë mbrapa veprës së tyre dhe nuk fshihen në anonimitet!”
“Litari ishte vetëm një ofertë për zonjën Markwalder dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të kuptohet si kërcënim”, pretendon ai. Dhe, shton se ai nuk besonte se politikanja do të përmbushte me të vërtetë kërkesën e tij.
Por çfarë e ka shtyrë gjyshin në fjalë për ta quajtur politikanen nga Berna “kriminele” në letrën e tij dhe për t’ia dëshiruar vdekjen?. Ajo, sipas tij, ka pohuar në revistën “Weltwoche” se Ignazio Cassis ishte ministri më i keq që Zvicra kishte pasur në 728 vjet dhe e ka quajtur po atë ministër “idiot”.
Por e vërteta është se Markwalder nuk është marrë asnjëherë me ministrin në fjalë, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, ajo nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë, sepse Cassis është koleg partiak i saj dhe të dy qëndrojnë afër politikisht.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...