Vardari – Shkëndija, ja kur zhvillohet kjo përballje
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2018/04/shkendija-813x460.png)
Autori: Gazeta inFokus
18:27 | 17 April 2018
KF Shkëndija udhëton drejt Shkupit për ndeshjen e mesjavës me ekipin e dytë në renditje Vardarin, në një takim që mund të shkurtojë shumë rrugën drejt sigurimit matematikor të titullit të kampionit. Ndeshja nis në orën 15:00, shkruan infokusi.
Kur kanë mbetur edhe 9-të ndeshje deri në fund të sezonit, Shkëndija ka 20-të pikë më shumë se ndjekësi më i afërt në renditje, Vardari. Pikërisht këta të fundit janë kundërshtari i rradhës për ekipin tonë, që po ec sigurtë drejt titullit të kampionit. Kuqezinjtë dominojnë futbollin vendor si asnjëherë më parë, duke nxjerë rivalët jashta objektivave në kampionat dhe Kupë që në fillim të muajit mars.
Përballja e të mërkurës do të ritakon këta dy rivalë pas ndeshjes së fundit të luajtur më 7 mars, kur Shkëndija në Tetovë fitonte bindshëm 4:0 duke i dhënë Vardarit ‘shuplakë’ edhe në Kupën e Maqedonisë, pasi paraprakisht ishin arratisur me diferencë të madhe në kampionat. Ecuria e shkëlqyeshme ka bërë që kjo ndeshje mos të ketë kurfarë vlere, përveç faktit që me fitore eventuale Shkëndija shkurton dukshëm rrugën drejt sigurimit edhe matematikisht të titullit të kampionit shumë xhiro para fundit të sezonit.
LEXO EDHE: Krerët e FFK-së vizituan pjesëmarrësit e kursit të tretë për Licencën C të UEFA-s
Kuqezinjtë janë në formë shumë të mirë, nuk njohin humbjen në pranverë dhe kanë efekt prej 7-të fitoreve dhe dy barazimeve në nëntë ndeshje kampionale, prej të cilave në tetë të fundit të njëpasnjëshme nuk kanë pranuar gol. Ndërkohë, Vardari duket i ‘gjunjëzuar’ para kuqezinjëve tanë dhe kanë shënuar vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit, kur dy herë janë mundur dhe kanë barazuar në katër përballje. Kundërshtari në këtë duel me Shkëndijën hyn me tre barazime të njëpasnjëshme, pasi herën e fundit kanë mundur 1:0 Renovën më 17 mars.
Kuqezinjtë pas triumfit të fundit 0:6 në fushë të Pelisterit kanë kthyer fokusin ka sfida e rradhës kampionale. Stafi teknik kërkon seriozitet maksimal, por në asnjë mënyrë ndonjë eufori të panevojshme, duke shikuar këtë përballje si gjithë tjerat. Nuk ka probleme me formacionin, pasi gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë e gjithashtu nuk kemi as pezullime.
Ndeshja Vardari-Shkëndija luhet të mërkurën në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, me fillim në orën 15:00.
Shkëndija këtë sezon dominuese ndaj Vardarit
Ky është vit i Shkëndijës dhe kuqezinjtë tanë kanë dominuar rivalët në të dyja garat vendore. Sinjalet e një sezoni të shkëlqyeshëm u panë që në xhiron e parë të kësaj kampanje kur Shkëndija më 12 gusht në Tetovë fitoi Vardarin 2:0 dhe praktikisht nisi sezonin me tre pikë epërsi para rivalit. Krahas kampionatit, tanimë disa vite me radhë dy rivalët e mëdhenj ndeshen në fazën e hershme të Kupës dhe Shkëndija sërish ruajti bilansin pozitiv duke eliminuar kundërshtarin për herë të katërt në pesë edicione që janë vënë përballë njëra tjetrës. Barazim 1:1 në Shkup dhe triumf bindës 4:0 në Tetovë hodhën Vardarin jashta Kupës edhe këtë sezon, me Shkëndijën që më vonë eliminoi edhe Renovën në gjysmëfinale për të siguruar finalen ku do të diskutohet trofeu.
Këtë pranverë regjisrtojmë edhe barazimin 1:1 në Tetovë për pikë kampionale. Dështimin e vetëm në takimet e këtij sezoni kuqezinjtë e kishin në vjeshtë kur edhe pse dominuan dhe dy herë ishin në epërsi, në fund rënia e koncentrimit kushtoi me humbje 4:2, që më vonë me ecuri të shkëlqyeshme u bë tërësisht e pavlefshme.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/11/artikull-1.png)
Të tjera
-
Top pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK dhe LDK sipas rezultateve të deritanishme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave për ...
-
Mbi 1 mijë 900 tiketa trafiku shqiptoi policia për 24 orë
Një mijë e 926 tiketa trafiku shqiptoi Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fu...
-
Nezir Kraki bëhet deputet, merr mijëra vota më shumë sesa emra si Agim Bahtiri e Dimal Basha
Profesori i shkencave politike Nezir Kraki, i cili iu bashkua partisë Guxo pa...
-
Probleme me shëndetin, Thaçi mungon edhe në konferencën për ecurinë e çështjes
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Zyra e Prokurorit të Spe...
-
Kurti e publikon urimin, Rama i thekson arritjet e Kosovës me ndihmën e aleatëve: Përulemi përpara themeluesve të Republikës
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar urime nga homologu i tij shqiptar, Edi Ra...
-
Gjykimi i krerëve të UÇK-së drejt fundit: Më 4 prill përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë
Më 4 prill do të përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë, në rastin e krerëve t...
-
Tri gra deputete në koalicionin, AAK-NISMA, kush e ka siguruar mandatin e deputetit?
Koalicioni AAK-NISMA pritet të ketë tetë deputet në Kuvendin e Kosovës. ...
-
Armend Muja ‘pëson’ debakël, nga mbi 43 mijë vota, bie nën 20 mijë
Deputeti Armend Muja, i cili në zgjedhjet e vitit 2021 kishte fituar mbi 43 m...
-
Raportohet se Prokuroria Speciale i ka bërë kërkesë Gjykatës për ta urdhëruar Kurtin të dëshmojë për skandalin e rezervave
Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që ta urdhërojë kryeministrin ...
-
Rozeta Hajdari, Gazmir Raci, Enver Dugolli e Ardian Gola as në 50 më të votuarit në Vetëvendosje
Janë publikuar edhe listat e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë, dhe v...
-
Në dhjetor u ndanë 142 çifte
Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka njoftuar se në dhjetor të vitit të kal...
-
Arrestohen dy të mitur për thẹrjẹ me thịkë në Obiliq
Pasditen e së martës në Obiliq janë arrestuar dy të mitur, pasi dyshohet se k...