Sport

“VAR në La Liga nga sezoni 2018/19”

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 26 October 2017

Nga sezoni 2018/19, VAR do të përdoret edhe në La Liga – thotë numri një i Federatës.

Numri një i Federatës së Futbollit të Spanjës, Juan Luis Larrea, është duke planifikuar që t’i ndihmojë gjyqtarit me sistemin VAR, që do të përdoret nga sezoni 2017/18.

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka thënë se kjo teknologji është shumë e shtrenjtë, por numri një i Federatës Spanjolle është duke u përgatitur për ndryshime.

-Advertisement-

“Synimi është që të kemi sistemin VAR nga ndeshja e parë në La Liga vitin e ardhshëm”, tha ai për “Cadena Ser”.

“Teknologjia është duke u futur në futboll dhe ju duhet të pajtoheni me këtë”.

Në Serie A tashmë ka nisur përdorimi i kësaj teknologjia, ku deri më tani janë dhënë shumë penalti me anë të saj – madje edhe karton të kuq, vlen të përmendet Leonardo Bonucci i Milanit, që u ndëshkua vetëm për shkak të VAR.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera