Sport

Vanoli e pranon: I kam thënë “Po” Kosovës, kam folur me Behramin e të tjerë

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 31 October 2017

Trajneri Rodolfo Vanoli ka folur te “TMW Radio” në lidhje me ofertën për të marrë drejtimin e Kosovës, pasi emri i tij është lakuar shumë kohët e fundit. “Po, kam pasur kontakte me persona pranë Federatës së Kosovës, të cilët më kanë pyetur, nëse jam i gatshëm. Ju kam thënë “Po”, por me disa kushte, pasi është një kombëtare e vogël dhe e gjitha për t’u ndërtuar nga e para. Ne teknikët italianë punojmë me filozofinë tonë jashtë.

Do të më pëlqente ta merrja këtë iniciativë dhe të nisja një rrugëtim për ta ngritur futbollin kosovar në nivele të rëndësishme. Kosova është kombëtare e re dhe para së gjithash ka nevojë për një qendër teknike. Kam folur me Behramin për të kuptuar disa gjëra, nëse ai dhe të tjerë si Shaqiri, janë gati t’i japin një dorë kombit të tyre, janë të gjithë gati të ndihmojnë apo jo”, – ka thënë Vanoli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera