Sport

Van Dijk: 75 milionë funtet e shpenzuara janë kompliment për mua

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 12 January 2018

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka insistuar se çmimi prej 75 milionë funteve është kompliment për punën që e ka bërë dhe se nuk ndihet nervoz për shumën që klubi pagoi për të.

Holandezi kompletoi kalimin nga Southamptoni në Anfield më 1 janar dhe debutoi me gol ndaj Evertonit në FA Cup.

Në një intervistë për Sky Sports, Van Dijk, ka insistuar se shuma e paguar, me të cilën u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, nuk i bën presion.

-Advertisement-

“Nuk më bën nervoz, është kompliment për mua për shkak të punës që kam bërë deri më tani dhe se Liverpooli dëshironte të paguante atë shumë. Nuk mund të ndryshoj asgjë në lidhje me këtë”.

Chelsea dhe Manchester City kishin shprehur interesim për mbrojtësin gjatë tërë vitit 2017, por Van Dijk preferoi Liverpoolin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera