Sport

Valverde e pranon, Liverpool e ka “dërrmuar” Messin

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 13 May 2019

Ernesto Valverde pranoi se humbja e Barcelonës ndaj Liverpool-it, në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve, ka lënë një shije të keqe te Lionel Messi. Ylli argjentinas, megjithatë, i ndihmoi të tijtë të fitonin 2-0 ndaj Getafe, të dielën.

“Për ne, një fitore pas disfatës së dhimshme në “Anfield” ishte e domosdoshme, për të hequr fantazmat në kokat tona, – u tha Valverde gazetarëve, pas fitores me Getafe. – Gjithkush do të kthehet mbrapa, në atë moment, që na i prishi planet e sezonit, edhe pse do të jetë e vështirë për t’i dhënë një shpjegim. Sidoqoftë, tani duhet të kemi në mendje vetëm finalen e Kupës së Mbretit.

Messi është duke bërë përpjekje për ta kapërcyer shijen e keqe, që i la humbja me Liverpool dhe eliminimi nga Liga e Kampionëve. Të gjithë kishim shpresa të mëdha se do të shkonim në finale, ndaj jemi mjaft të mërzitur, por duhet të shohim përpara. E kemi edhe një trofe në lojë, të cilin duam ta fitojmë”.

-Advertisement-

Barcelona, pasi ka vulosur titullin e La Liga-s, do të përballet me Eibar të shtunën, në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll. Pas kësaj, fokusi do të kthehet te finalja e Kupës së Mbretit ndaj Valencias, e cila do të luhet më 25 maj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera