Lajme

Valon Syla e quan të gërditshëm veprimin e Përparim Ramës

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 14 August 2023

Gazetari Valon Syla ka kritikuar ashpër kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Ramën pasi që ia dorëzoi qelsin e qytetit ish  ministrit të mbrojtjes, Armend Mehajt, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, e ka quajtuar të gërditshëm këtë veprim të të parit të Prishtinës.

“Po me duket që rrafallit të mediave Anti Qeveri Kurti, po i hyn në nishan kadaldale, Përparim Rama…1 gërrnaç po ja jep çelsin 1 gërrnaçit tjetër. Si ti jepin çelsat e i kryjnë detyrat. Te dytë apet ja therrin jashtë. Ikin. Aq sakrifikojnë për këtë vend. Se ata janë aq të mëdhej sa që Kosova sja u plotëson kushtet për jetesë… por me ardhe në pushtet e me çnuk diçka po. Gërditshëm seriozisht. Jepja edhe nja 2 kocka kalldërëm le ti qet mbi televizor. Folliranta. Kush jeni ju me nderu njoni tjetrin? As 1 intervistë normal në TV se keni, se le mo naj punë të madhe”, ka shkruar Syla.

-Advertisement-

Ndryshe ai tha se “Si ti jepin çelsat e i kryjnë detyrat. Te dytë apet ja therrin jashtë. Ikin. Aq sakrifikojnë për këtë vend”. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera