Lajme

Valon Syla e quan “rrenc” Kurtin: Kanë vdekë gjinja për Zajednicë

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 23 March 2023

Gazetari Valon Syla e ka quajtur rrenc kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pasi ky i fundit dje në një intervistë tha se në planin evropian ka Asociacion.

Syla në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se ka njerëz që kanë vdekur për Zajednicë, ndërsa sot me kryeministër Albin Kurti, në veri ka autonomi dhe në jug ka Zajednicë.

“Së pari, Kurti me këtë deklaratë, komplet grupin e analistëve qysh është Ramabaja, se po më thotë e kom Memlin kryetar, e tash e ruva kohën kur më vjen për replikë. Unë gëzohem që nuk e kam kryetar Albin Kurti, por shumica demokracia ma ka pru një rrenc, dmth që ka krijuar viktima. Kanë vdek njerëz për Zajednicë. Sot kemi autonomi në veri, ndërsa Zajednicë në jug”.

-Advertisement-

Sipas tij, Kurti i ka gënjyer të gjithë votuesit e tij, madje edhe deputetët, duke u thënë që nuk do të ketë Asociacion.

“Albin Kurti së pari e ka rrejt votuesin e vet, pastaj deputetët e vet, bash kurgjo s’ju ka kallxu, cka s’kanë thonë në parlament e në televizion tu bo be që nuk vjen kjo, edhe i ka djeg për 1 natë.

Analistat si Ramabaja që e mbështesin, këta i ka djeg. A me i besu Ramabajës së pardjeshit që thojke nuk bëhet, a këtë të sontit që po ma mbron Asociacionin”, tha Syla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera