Valon Behrami kujton Luftën e Kosovës për videon e “AI”: Atëherë të gjithë burrat u vranë përpara syve të grave shqiptare
Autori: Gazeta inFokus
10:56 | 26 April 2017
Është nga ata histori të rrallë që të ngrihet gjaku. Në një video-intervistë për Amnesty International lojtari nga Kosova, Valon Behrami (32) tregon historinë e tij të migrimit në vegjëli. Lojtari i Kombëtares helvete tregon orët e errta: “Xhaxhai dhe kushëriri im u vranë. Ata u përpoqën të arratisen dhe arritën në kufi.” Megjithatë arratisja dështoi. “Ata u zbuluan. I ndanë burrat në njërën anë, gratë në anën tjetër. Atëherë të gjithë burrat u vranë përpara syve të grave.”
Valoni i vogël ka më shumë fat. Gjatë kohës së luftimeve jetonte në Zvicër. 1990, Valoni është pesë vjeçar, familja e tij u shpërngul nga Mitrovica e Kosovës në Zvicër. Babai i tij ashtu si shumë shqiptarë tjerë të Kosovës u ndalua dhe u dhunua nga policia.
“Nëna dhe babai im deshin diçka më të mirë për neve,” tregon Behrami historinë e shpërnguljes. “Por duheshte shumë guxim ta nxjerrje familjen nga zona e konfrontimeve.”
Gjithashtu pas vendosjes së tyre në Zvicër, familja nuk njohu qetësinë: familja e tyre akoma ndodhej në zonën e luftimeve. “Ne ishim të sigurtë në Zvicër, por duheshim ta lëmë pjesën tjetër të familjes.”
Më pas Behrami kujton momentet e para në Zvicër. “Kujtoj natën kur me autobus u vendosëm në Zvicër. Ishte shumë ftohtë, ishte dhjetor. Muajt e parë ishin mjaft të vështira. Motra ime dhe unë qanim gjithë kohën, sepse kishim një jetë tjetër në Kosovë.”
Me historinë e tij familjare, Behrami mbështet fushatën «Football Welcomes Refugees» – futbolli don të thotë të mirëpresësh refugjatët – ideuar nga «Amnesty International». Behrami: “Sporti është një nga mundësitë më të mira të integrimit. Futbolli dhe sporti në përgjithësi mund të ndihmojnë shumë. Shoh situata ekstreme që ndodhin në pjesë të ndryshme të botës dhe mendoj sesi mund të ndihmoj.”
Ashtu si Zvicra kishte ndihmuar atëherë familjen Behrami. Për këtë shqiptari i Kosovës i është pafundësisht falenderues Zvicrës: “Dua të jap gjithmonë 100 përqind për këtë vend, ashtu siç mua më ofroi ajo mua gjithshka.”
Në fillim të videos Behrami tregon flamurin e Kosovës, duke thënë – Se dy pjesë janë mjaft të rëndësishme në jetën e tij, njëra Kosova dhe tjetra Zvicra.

T� tjera
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...



































