Fun & Video

Vallëzimi impresionues i një zogu të rrallë, që është zbuluar së fundmi (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 29 April 2018

Të ashtuquajturit Zogjtë e Parajsës, janë të njohur për vallëzimin e tyre në rreth, ndërsa shkencëtarët i kanë hulumtuar lëvizjet e tyre impresionuese, që të zbulojnë një specie të re.

Pamjet e marra në Guinea, shfaqin një koreografi krejtësisht ndryshe nga të tjerat, që është parë ndonjëherë nga ornitologët, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit konsiderojnë se kjo shpezë, kombinuar me mënyrën e vallëzimit, është dëshmi e një specie të re – është quajtur Vogelkop, në bazë të zonës ku është gjetur.

-Advertisement-

Derisa ngre një pjesë të puplave që ka pas, shfaqë gjoksin e shndritshëm, ndërsa bën një vallëzim që nuk është parë te të tjerët. Së bashku me shenjat që ka në kokë, shfrytëzon këtë rutinë për të joshur partneren.

Më poshtë mund ta shihni vallëzimin dhe transformimin e trupit, që nuk është parë asnjëherë më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera