Rozë

Valeria Mobley, modelja që do ta luajë rolin e gruas së Keylor Navas (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 31 August 2017

Modelja Valeria Mobley do ta luajë rolin e Andrea Salas, gruas së Keylor Navas, në filmin “Njeriu i besimit” që bazohet në jetën e portierit të Real Madridit.

Ky do të jetë roli i parë për bukuroshen nga Kosta Rika, e cila ka ngjashmëri fizike me gruan e Navas.

-Advertisement-

Valeria është shfaqur para kamerave dhe fotoaparateve që nga mosha 18-vjeçare, ashtu që di si të sillet kur fokusi është tej ajo. Për më shumë ajo ka konkurruar edhe në programin e vitit 2016, “Beteja e talenteve”.

“Kam bërë orë të aktrimit, mirëpo asnjëherë nuk ka ndodhur diçka e ngjashme me një film. Jam shumë e gëzuar. Para se të shkoja në audicione, mendova për këtë gjë dhe hezitoja, sepse i thosha vetes se nuk dija asgjë për aktrimin”, ka deklaruar Mobley në një intervistë për La Nacion.

Filmi “Njeriu i besimit” është shkruar nga Dinga Haines dhe krahas tij, producentë janë edhe Begona Castillo dhe Jorge Obando.

Ngjarja flet për një djalosh nga Kosta Rika, i cili i përkushtohet futbollit dhe arrin suksesin profesional që më pas t’i ndihmojë financiarisht familjes së tij. Familja, futbolli dhe religjioni – janë tri temat që shqyrtohen në lidhje me jetën e Navas.

“Kur më thanë se duan të bëjnë një film për mua, u befasova sepse asnjëherë nuk kisha imagjinuar diçka të këtillë. Është bekim dhe jam falënderues. Është një mundësi për të treguar se kur ke besim, mund t’ia dalësh”, është shprehur Navas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera