Lajme

Valdet Daka: Është bërë e lehtë që ta sulmosh një nënë që s’e mbron asnjë parti

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 21 January 2021

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të nënkryetarit të VV, Galuk Konjufcës.

Daka ka thënë që kërcimet që po vijnë në drejtim të saj dhe të KQZ-së janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e saj, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa ka thënë që është bërë e lehtë që burrat e politikës të bëjnë kërcënime ndaj një grua dhe një nënë që nuk ka mbështetje politike.

-Advertisement-

“Është bere e lehte për burrat e politikes që të sulmojnë një gjyqtare në grua dhe një nënë që nuk e mbron dhe nuk e mbështet asnjë parti politike dhe që asnjëherë nuk ka qenë pjesë e partive politike. Pavarësisht kësaj unë jam krenar që udhëheqë KQZ, kjo është forca me e madhe”, ka thënë ajo.

Ajo ka kërkuar nga partitë politike të mbahen nga akuzat dhe kërcënimet dhe të lejojnë të organizojnë zgjedhje në bazë të ligjeve.

Ndërkohë ky reagim i Dakës vjen pas deklaratave të Glauk Konjufcës së LVV’së, ndaj kryetares së KQZ’së.

“Personi i cili ne KQZ po ndikon qe edhe kërkesa me qene sugjestive dhe kundër Albin Kurtit është Valdete Daka. Ata kurgjo nuk po zbatojnë (KQZ), po dojnë eliminim politik”, ka thënë Konjufca./Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera