Lajme

Valbon Krasniqi tregon tri veçoritë e variantit Delta në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 06 September 2021

Varianti i ri që njohët si Delta është duke u dalluar për numrin më të madh të të infektuarve e ku po i prek edhe fëmijët dhe gratë shtatzëna, shkruan Gazeta Infokus.

Në një intervistë në emisionin Doktor Plus, prodhim i Gazetës Infokus, Valbon Krasniqi, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, tha se kjo valë epidemiologjike është duke u dalluar nga tri karakteristika.

“Kjo valë epidemiologjike është duke u dalluar me disa karakteristika nga valët e kaluara, të paktën për neve klinicistëve kemi vërejtur që janë tri karakteristika që e dallojnë këtë valë”, tha Krasniqi.

-Advertisement-

E këto tri veçori sipas drejtorit të përgjithshëm janë numri i madh i të infektuarve dhe si rezultat i kësaj edhe numri i madh i të spitalizuarve për një periudhë të shkurtër kohore. Kjo sipas tij po e ngarkon tej mase shërbimin spitalor klinik universitar.

Veçoria e dytë sipas Krasniqit është agresiviteti i virusit, pra i variantit Delta.

“Duket se virusi përveç që ka fituar fuçinë për të shpërndarë shumë më lehtë dhe më shpejtë në masën e popullatës pra që është shumë i përhapshëm ka arrit edhe agresivitetin në të cilën pra e sulmon mushkrit, duket pra që ka fituar në agresivitet për të dëmtuar organet e mushkërive”, ka deklaruar Krasniqi në Doktor Plus.

Si veçori e tretë sipas tij  është prekja e grup moshave të reja madje duke mos kursyer as fëmijët e vegjël dhe sidomos edhe grat shtatzëna.

Ai shtoi se nga kjo valë ka pasur numrin më të madh të fëmijëve dhe grave shtatzëna të cilët kanë qenë të shtrirë nëpër spitale.

“Krahas numrit të madh të hospitalizuarve ne gjatë kësaj vale kemi pasur numrin më të madh të fëmijëve të shtrirë, deri në 13 ka shkuar numri i fëmijëve që i kemi trajtuar nga Covidi dhe po ashtu edhe numri i madh i grave shtatzëna deri në 31 gra, ka pasur ditë kur i kemi pasur të shtrira në klinikë e ku fatkeqësisht disa nga to edhe kanë humbur  betejën me Covid”, shtoi Krasniqi.

Në linkun në vazhdim mund të ndiqni emisionin e plotë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera