Lajme

Vaksinohen mbi 1 milionë persona në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 11 September 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër COVID-19, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 355.633 qytetarë.

Gjithsej në Kosovë janë vaksinuar 1.015.733 persona.

-Advertisement-

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 9.634 testime, prej tyre 583 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 1.944 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 135.258.

Në total numri i rasteve aktive është 18.548./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera