Lajme

Vaksinohen edhe 22 mijë e 671 persona në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 15 September 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 22.671 doza të vaksinës anti-Covid, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 385.297 qytetarë.

Gjithsej në Kosovë janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës.

-Advertisement-

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 8.789 testime, prej tyre 410 persona kanë rezultuar pozitiv, 12 persona kanë ndërruar jetë dhe 1.732 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682.

Në total numri i rasteve aktive është 14.501. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera