Lajme

Vaksinohen edhe 16 339 persona në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 22 September 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 16.339 doza të vaksinës anti-Covid, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 464.555 qytetarë.

Gjithsej në Kosovë janë dhënë 1.210.128 doza të vaksinës.

-Advertisement-

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 4.904 testime, prej tyre 160 persona kanë rezultuar pozitiv, pesë persona kanë ndërruar jetë dhe 1.039 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.820.

Në total numri i rasteve aktive është 6.751. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera