Vaksinimi tek pakicat, Rexhepi: Shqetësim boshnjakët, komunitetet e tjera janë më mirë
Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 30 January 2022
Vetëm 30% e komunitetit boshnjak që kryesisht jeton në zonat rurale të Prizrenit janë vaksinuar ndaj COVID-19, ndërsa komunitetet e tjera qëndrojnë më mirë me imunizim. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilia Rexhepi e cila bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.
Rexhepi u shpreh e kënaqur me pjesëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian në komunën e Prizrenit dhe të Gjakovës të cilët i janë përgjigjur thirrjes për vaksinim, ndërsa shprehet më e shqetësuar për komunitetin boshnjak që jeton në zona më të thella.
“Kemi informacione se në komunën e Prizrenit, komuniteti rom, është në masë të mjaftueshme i vaksinuar. Po ashtu, kemi informacione edhe nga kryetari i Gjakovës se komuniteti egjiptian është i vaksinuar me një përqindje mjaftë të mirë, mirëpo kemi probleme në komunën e Prizrenit, ku komuniteti boshnjak në zonat rurale, veçanërisht në fshatra, nuk është mjaftueshëm i vaksinuar dhe statistikat tregojnë se pothuajse 30 përqind e komunitetit tonë atje është i vaksinuar, gjë që të gjithë duhet të veprojmë për të mbrojtur jetën e çdo qytetari”, tha ajo.
Edhe për komunitetin turk zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi u shpreh se janë vaksinuar në masë të kënaqshme.
Ajo ofroi mbështetje për të gjitha komunat me qëllim që qytetarët e pakicave të kenë qasje në qendrat e vaksinimit dhe të imunizohen kundër koronavirusit.
“Edhe komuniteti turk në komunën e Prizrenit është në masë të mjaftueshme i vaksinuar, andaj presim që të gjithë së bashku të jemi aktivë dhe pavarësisht se nga cila parti politike vijnë përfaqësuesit e komunave, ne si qeveri u japim përkrahje absolute të gjithë përfaqësuesve tanë në të gjitha komunat për t’u përballur me këtë problem dhe që të vaksinohen sa më shumë persona, që të mos kemi raste vdekjesh”, u shpreh zëvendëskryeministrja Rexhepi për Kosovapress.
Tashmë kur situata pandemike në vend është përkeqësuar, zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilia Rexhepi kërkoi angazhim nga të gjitha palët me qëllim që të rritet numri i vaksinimit të qytetarëve.
“Edhe një herë, të gjithë duhet të kemi parasysh seriozitetin e kësaj gjendje për të mos rrezikuar jetën e popullatës sonë, dhe të gjithë do të angazhohemi për rritur numrin e qytetarëve të vaksinuar”, deklaroi ajo.
Rastet me COVID-19 janë shtuar ndjeshëm në vendin tonë. Vetëm të dhënat e fundit folën për 3,628 raste të reja. Deri më tani kemi 201,955 raste të konfirmuara me këtë sëmundje, ku fatkeqësisht prej tyre 3,012 kanë humbur jetën ndërsa 164,991 janë shëruar. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 33.952.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...