Vaksinimi i fëmijëve mbi 5 vjeç kundër Covid-19, flasin nga Ministria e Shëndetësisë
Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 29 November 2021
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Izraeli tashmë ka filluar vaksinimi i fëmijëve mbi 5 vjeç. Duke parë që kontinenti europian është përfshirë nga një valë e re e Covid-19, Rregullatori Europian i Barnave ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer kundër Covid-19 edhe për fëmijët nga mosha 5 deri më 11 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë thotë se në fokus e ka vaksinimin e nxënësve mbi 13 vjeç përderisa infektologët theksojnë se vaksinimi i fëmijëve nga mosha 5 vjeçare është i nevojshëm.
Hamdi Ramadani thotë se vaksinimi i fëmijëve nga 5 deri në 11 vjeç është i nevojshëm sepse kjo moshë rrezikohet nga Covid-19 dhe sipas tij, sa më parë që Kosova të marrë vendimin për vaksinimin e kësaj grupmoshe aq më mirë do të jetë për fëmijët.
“Për shkak të dobisë së madhe, mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve me vaksinë dhe jo me lënë në dorën e virusit Covid-19 fëmijën 5 vjeç ose 6 ose 7, se a po e sulmon, si po e sulmon’, tha Ramadani për RTK’në.
Në Kosovë këtë muaj ka filluar vaksinimi i fëmijëve të moshës mbi 12 vjeç pa indikacione shëndetësore dhe sipas MSH’së fokusi i procesit është vaksinimi i nxënësve, shtatzënave, lehonave dhe qytetarëve nga secila grupmoshë.
“Numri më i madh i shteteve që kanë lejuar vaksinimin e fëmijëve, për momentin fokusin e kanë tek kjo grup-moshë, por gjithsesi, MSH përcjell të rejat rreth vaksinimit kudi dhe iu përmbahet rekomandimit rreth vaksinimit që janë nga organizatat si ECDC, OBSH, CDC, me qëllim që secili vendim të jetë i bazuar në rekomandimet e tyre dhe në dëshmi shkencore”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.
Të tjera
-
Ish- kryediplomati i reagon Presidentit malazez që nuk tregoi për takimin me Vjosa Osmanin
Ish-Kryediplomati malazez Miodrag Vlahovic i ka reaguar Presidentit të vendit...
-
Konjufca uron Kurban Bajramin: Uroj që në shpirtin e secilit të frymojë mirësia e përkujdesja
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar festën e Kurban Bajramit. Ai...
-
Abdixhiku poston fotografi me familje: Nga familja jonë, tek e juaja, me fat Bajramin!
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka postuar një fotografi me bashkëshorten...
-
Hamza uron të ketë më tepër harmoni e solidaritet: Të punojmë bashkë për progres e prosperitet
Hamza uron të ketë më tepër harmoni e solidaritet: Të punojmë bashkë për prog...
-
Deri në 10 vjet pritje për të zgjidhur një lëndë në Gjykata, shqetësuese po shihet vetëgjyqësia shkaku i vonesave
Tetë deri në dhjetë vjet, i duhet një qytetari të presë nëse dëshiron që çësh...
-
Robertson: Ne i dhamë Kosovës lirinë e saj, dhe duhet t’i sigurojmë për këtë
Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe gjatë luftës në Kosovë, George Robe...
-
Martesat e gjinisë së njëjtë: “Ata që s’pajtohen të ballafaqohen me veten”
Miratimi i Kodit Civil, pjesë e të cilit është edhe martesa mes gjinisë së nj...
-
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë uron Kurban Bajramin
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka uruar festën e Kurban Bajrami...
-
Famullari katolik Don Agim Qerkini viziton myftiun Tërnava, thotë se shqiptarët janë dëshmi e tolerancës dhe mirëqenies
Në Bashkësinë Islame të Kosovës, për festën e Kurban Bajramit,ishte i pranish...
-
Kurti rrëfen te Myftiu: Një herë e mbaj mend, shumë moti është kjo, nuk di sa vjet i kam pasë, ndoshta 4-5…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar sot në selinë e BIK’ut, ku u p...
-
Liderët botërorë shpresojnë të arrijnë pajtim për ta dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia
Dhjetëra liderë botërorë të mbledhur në Zvicër shpresojnë se do të arrijnë pa...
-
Hovenier: Urimet më të ngrohta me rastin e Kurban Bajramit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar besimtarët për Kurb...