Vaksina ruse për COVID-19, zyrtarët amerikanë skeptikë

Autori: Gazeta inFokus
08:26 | 13 August 2020
Dy zyrtarë të lartë amerikanë të shëndetësisë kanë shprehur skepticizëm në lidhje me pretendimin e presidentit Vladimir Putin se shkencëtarët rusë kanë zbuluar vaksinën e parë të sigurt dhe efektive në botë për koronavirusin. “Seriozisht dyshoj se e kanë arritur këtë,” tha eksperti i sëmundjes infektive Dr. Anthony Fauci. Por ai shtoi se shpreson që Moska me të vërtetë “ka vërtetuar përfundimisht se vaksina është e sigurtë dhe e efektshme”.
Dr. Fauci tha se një numër laboratorësh në Shtetet e Bashkuara po punojnë për një vaksinë dhe nëse do të donin, mund të fillonin shpërndarjen e tyre në çdo kohë. “Nëse ne do të donim të shfrytëzonim rastin për të lënduar shumë njerëz ose për t’u dhënë atyre diçka që nuk funksionon, mund të fillonim ta bënim këtë, qysh javën tjetër nëse do të donim. Por kjo nuk është mënyra se si veprohet”, tha Fauci në një deklaratë që do të transmetohet të enjten nga grupi mediatik “National Geographic”.
Dr. Fauci ka thënë se shpreson që Shtetet e Bashkuara të kenë miliona doza të një vaksine kundër COVID-19 gati në fillim të vitit 2021, por ka paralajmëruar se nuk ka asnjë mënyrë për të garantuar efektivitetin afatgjatë të një vaksine. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar tha gjatë një vizite në Tajvan të mërkurën se zhvillimi i një vaksine për COVID-19 nuk është “një garë për të qenë i pari”.
Ai tha se administrata Trump po punon me industrinë farmaceutike amerikane për “të ofruar sa më shpejt që të jetë e mundur për të mirën e qytetarëve amerikanë, por edhe për njerëzit në botë, vaksina të sigurta dhe efektive”. Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave duhet të miratojë çdo vaksinë, përpara se ajo të shpërndahet tek mjekët dhe profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor.
Të mërkurën Kina e quajti punën e bërë nga zoti Azar në trajtimin e COVID-19 në Sh.B.A. “më e keqja në botë” dhe tha se udhëtimi i tij në Tajvan ishte një taktikë politike. “Ai injoroi miliona amerikanë që vuajnë nga virusi dhe shkoi në Tajvan për të bërë një spektakël politik,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Zhao Lijan. “Sjellja e tij dëshmon edhe një herë se në sytë e politikanëve amerikanë, jeta e njerëzve nuk do të thotë asgjë kur krahasohet me përfitimet e tyre egoiste politike”.
Administrata Trump e ka akuzuar Kinën se u përpoq të fshihte shpërthimin e COVID-19 kur filloi në Wuhan në dhjetor dhe dështoi të kontrollionte sëmundjen – pretendime që Kina i mohon. Sekretari Azar tha se në qoftë se shpërthimi i koronavirusit do të fillonte në Tajvan ose Sh.B.A., ai mund të ishte “shuar lehtë”. Rajoni Galicia në Spanjë ka ndaluar pirjen e duhanit në rrugë, në restorante në natyrë dhe kudo ku distancimi shoqëror është i pamundur.
Edhe pse është e paqartë nëse duhanpirësit janë më të ndjeshëm ndaj COVID-19, pirja e duhanit kontribuon në probleme shëndetësore themelore që e bëjnë shërimin nga sëmundja shumë më të vështirë. Tymi i cigares nga të tjerët është gjithashtu i rrezikshëm për shëndetin. Zyrtarët në rajonin e Aragonit të Spanjës kanë urdhëruar ngritjen e një spitali fushor ushtarak dhe testimet në Katalonja, përfshirë kryeqytetin e saj Barcelonë, po zgjerohen pasi Spanja raportoi 3172 raste të reja me COVID në vetëm 24 orë të mërkurën.
Greqia raportoi të mërkurën 262 raste të reja – shifra më e lartë një-ditore që nga fillimi i shpërthimit – dhe Italia po urdhëron vizitorët nga Greqia, Spanja, Kroacia dhe Malta të testohen për COVID-19 kur të kalojnë kufirin. Italia është një vend i njohur pushimesh për turistët nga ato katër vende. Pandemia vazhdon të ketë ndikim në botën sportive. Dy kampionate të mëdha të kolegjeve amerikane – Big Ten dhe Pac-12 – paralajmëruan të martën se do të shtyjnë sezonet e ardhshme të vjeshtës.
Tani, një nga turnetë më të famshëm në botën e golfit – Mjeshtrat – do të luhet këtë vit pa spektatorë. Ndërkaq, këngëtari dhe kitaristi i njohur i muzikës Pop Trini Lopez, i njohur më së shumti për regjistrimet e tij në filmin “If I Had a Hammer” dhe “Leomon Tree” në vitet 1960, vdiq nga COVID-19. Ai ishte 83 vjeç. Përveç rekordeve të tij të njohura, Lopez ishte gjithashtu aktor, me interpretime në filmin me temë nga Lufta e Dytë Botërore në vitit 1967 “The Dirty Dozen.”

Të tjera
-
‘’Janë publike bisedat me njerëz që kanë kryer krime’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka deklaruar ...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ...
-
Kallas çon mesazh për dialogun Kosovë – Serbi pas aterimit në Beograd
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Si...
-
“S’kemi votë për Haxhiun”, Kadriaj: Pa hezitim votojmë Selimin ose Bogujevcin, për kandidatë tjerë do të diskutojmë
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në RTV21 tha se, pas konstituimit të Kuvend...
-
Erdogan komenton befasinë që u kishte përgatitur Edi Rama
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më ...
-
Shala i bindur: Me PDK-në, VV-ja dëmtohet!
Komentatori politik, Mentor Shala ka thënë se një koalicion me Partinë Demokr...
-
Bidenit i kanë mbetur 12 deri në 18 muaj jetë, thotë ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë
Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku ...
-
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza
Ushtria izraelite ka thënë se 100 kamionë që transportonin miell, ushqim për ...
-
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në emisionin “Clic...
-
Netanyahu thotë se lufta do të vazhdojë derisa të gjitha pjesët e Gazës të jenë nën kontrollin e Izraelit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se “në fund” Rripi i Gazës – ...
-
E domosdoshme ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të FSK-së
Ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ...
-
Pasi Trepça u shpall kampion, ndodhi edhe takimi i shumëpritur: Kurti e Hamza shihen duke biseduar
Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll pas triumfit në “Minat...