Rozë

“Vajzë kemi dëshirë”, gati sa nuk u ndanë, por Donaldi dhe Beatrix nisin “planet” për fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 13 January 2022

Derisa të gjithë menduan se lidhjes së tyre i erdhi fundi, duket se tani gjërat mes Beatrix dhe Donaldit janë qetësuar.

Pas spektaklit, çifti i BBV biseduan gjatë me njëri-tjetrin dhe i dhanë edhe një mundësi për të provuar se si do shkojë kjo marrëdhënies mes tyre.

Javën e kaluar Donaldi dhe Beatrix u shpallën fitues të një loje që u bë brenda shtëpisë, kështu ata fituan të drejtë për të parë një film.

-Advertisement-

Derisa ishte rregulluar çdo gjë për ta në oborrin e shtëpisë, Arjola i ngacmon duke thënë se paskeni dhe dyshek e të ruhen se mos del ndonjë djalë.

Beatrixi ka shprehur dëshirën për një vajzë, kurse Donaldi ka qenë i hapur si për djalë ashtu edhe vajzë.

Arjola: E paskan bërë zemra një dyshek apostafat, ruajuni se mund të dalë ndonjë djalë sonte

Beatrix: Vajzë kemi dëshirë, llafi që bie

Donald: Ke vajzë dëshirë?

Beatrix: Po

Donald: Ok, kam një katalog unë aty si bëhet vajza. Ke dhe një si bëhet çuni, çuni është më i thjeshtë , me dy fjali. Kurse goca do i çik punë

Egzona: Receta është më e gjatë

Ndryshe, Beatrix në natën e spektaklit u shpreh se Donaldi nuk po hapet me të, dhe se ditën kur erdhën parashutat për të, ajo u prek por që respekton lidhjen që ai ka pasur me Borën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera