Lajme

Vajza me aftësi të kufizuara e cila punon për të siguruar terapitë e saj, punimet e saj shiten edhe jashtë vendit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 16 November 2018

Ardita është një vajzë me nevoja të veçanta e cila ka 8 vjet që është kthyer nga Amerika dhe ka filluar të bëjë punëdore. Ajo dëshiron t’i ndihmojë familjes që t’i siguroj terapitë e saj, që kushtojnë shumë.

“Në Kosovë kam filluar të punojë më shumë edhe për arsye se më kanë pëlqyer punët e dorës, por edhe për t’i ndihmuar familjes për arsye se terapia ime është e kushtueshme”, shprehet Ardita Bilalli.

Ajo ka një ëndërr për të cilën thotë se nuk do t’i realizohet, madje shton se vendi ynë nuk bën pothuajse asgjë për këtë kategori.

-Advertisement-

“Ëndrra ime ka qenë të bëhem mësuese e ciklit të ultë, por në Kosovë shumë pak mbështeten personat me aftësi të kufizuara, dëshira për t’u bërë mësuese nuk do më plotësohet asnjëherë, prandaj kam vendosur të merrem me punë dore”, thotë Ardita Bilalli.

Tashmë ajo ka filluar edhe një angazhim të ri, atë të dizajnit të modës, e në këtë akademi thotë se po kalon mjaft mirë. Madje mësuesja e saj i tha ekipit të RTV Dukagjinit se Ardita ka shumë vullnet për punë.

“Kam filluar prej disa ditësh. Janë duke më pritur shumë mirë”, thotë më tej Ardita Bilalli.

Punimet e saj kanë filluar të kërkohen edhe jashtë vendit. Madje ajo ka hapur faqe nëpër rrjetet sociale me emrin Handmade Dita-Eri.

Bilalli fatkeqësisht nuk e ka njërën veshkë, e terapitë mujore të saj kapin shifrën mbi 1 mijë euro.

https://web.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/359845264587446/?t=116

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera