Lajme

Vajza e Jakup Krasniqit ka një urim emocional për ditëlindjen e babait të saj

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 01 January 2022

Vajza e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Gresa, përmes një shkrimi e ka uruar babain e saj në ditëlindjen e 71-të.

Ajo tha se më shumë ditëlindje babai i saj ka festuar larg familjes, se sa pranë saj.

“Edhe një ditëlindje larg nesh, ndoshta ti u mësove tash, më shumë ditëlindje festove larg familjes se sa pran, por ne s’po mësohemi dot”, ka shkruar Gresa, vajza e Jakup Krasniqit.

-Advertisement-

Urimi i plotë nga vajza e ish-kreut të UÇK-së:

”Babi im i dashur, dashnia ime e përjetshme

Edhe një ditëlindje larg nesh, ndoshta ti u mësove tash, më shumë ditëlindje festove larg familjes se sa pran, por ne s’po mësohemi dot.

Çdo 1 Janar festojmë vitin e ri dhe lindjen tende, lindjen e një njeriu te mrekullueshëm qe neve na dhuroj jete e Kosovës LIRI.

Ne ketë 71 vjetor te lindjes tende s’kam si te mos kujtoj çdo gjë te bukur qe ti na fale gjithë këto vite dhe te falënderoj për gjithë ato përqafime, fjale te mira e dashuri qe na dhuroje çdo dite aq butësisht siç vetëm ti dije.

Urime ditëlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri. Uroj te kesh shëndet dhe forcë të tejkalosh këtë te fundit padrejtësi.

Me dashuri dhe mall pa fund, Gresa jote”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera