Lajme

Vajza e bën babën për spital

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 24 October 2018

Një sherr atë e bijë në një familje në Maliq të Korçës, ka përfunduar me shtrimin në spital të kryefamiljarit.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi A.C., 54 vjeç, e ka keqtrajtuar vajzën e tij, e cila më pas e ka goditur këtë të fundit, me një mjet të mprehtë në parakrah.

16-vjeçarja ka vepruar menjëherë dhe e ka bërë të atin për spital. Ky shtetas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar.

-Advertisement-

Ndërkohë vajza me inicialet K.C., u pajis me urdhër-mbrojtje, thotë njoftimi i policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale bazuar në nenet 124/b/1 dhe 130/a/3 të Kodit Penal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera