Lajme

Ushtroi dhunë psikike ndaj nënës së tij, arrestohet nga Policia

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 28 October 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë i cili ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij, shkruan Gazeta Infokus.

Në njoftimin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur ditën e hënë dhe është cilësuar si dhunë në familje.

“Me datë 25.10.2021, ora 08:00, në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti dyshohet se në vazhdimësi (nga fillim viti) ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së tij”,thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera