Ushtrimet fizike ngadalësojnë plakjen
Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 17 May 2017
Ushtrimet fizike me intensitet të lartë mund të reduktojnë efektet e moshës në nivelin qelizor të njeriut dhe ta pakësojnë plakjen me 9 vjet, thuhet në një studim, transmeton Zëri i Amerikës.
“Fakti që je 40 vjeç nuk do të thotë se je 40 vjet biologjikisht”, thotë profesori i Universitetit Brigham Young, Larry Tucker.
“Të gjithë e dimë, se njerëzit mund të duken më të rinj se sa mosha e tyre e vërtetë. Sa më aktivë të jemi fizikisht, aq më pak na plaket trupi biologjikisht”, thotë profesori.
Studimi, i botuar në gazetën “Preventive Medicine” – Mjekësia Parandaluese, zbuloi se njerëzit me aktivitet të lartë fizik, kanë qeliza më të reja, bazuar tek matja e gjatësisë së telomereve të tyre.
Telomeret janë pjesa fundore proteinike e kromozomeve njerëzore, të cilat shkurtohen me kalimin e moshës, ngaqë sa herë që një qelizë riprodhohet, ajo shkurtohet. Ushtrimet fizike duket se e mënjanojnë këtë proces.
Tucker thotë se të rriturit që kryejnë shumë ushtrime fizike i kanë telomeret 9 vjet më të reja se sa njerëzit që nuk kryejnë ushtrime dhe 7 vjet më të reja se të personave që kryejnë ushtrime fizike në mënyrë të moderuar.
Për t’u konsideruar si individë shumë aktivë, gratë duhet të vrapojnë të paktën nga 30 minuta 5 herë në javë dhe burrat të vrapojnë nga 40 minuta 5 herë në javë.
“Nëse do të shohësh ndryshim në ngadalësimin e plakjes biologjike, pak ushtrime nuk janë të mjaftueshme. Nevojitet stërvitje e rregullt fizike dhe me intensitet të lartë.”- thotë prof. Tucker.
Ai arriti në këtë përfundim pasi studjoi të dhënat e 5,823 të rriturve, të cilët u përfshinë në studimin e Qendrave Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, të Shëndetin Kombëtar dhe Studimit të Ushqyerjes, të cilat matën gjatësinë e telomereve të personave të përfshirë në studim. Shkencëtarët morën në konsideratë në këtë studim edhe nivelet e aktivitetit fizik të pjesëmarrësve.
Telomeret më të shkurtëra u vunë re tek njerëzit që kishin një jetë sedentare; diferenca mes telomereve të tyre dhe të atyre që kryejnë ushtrime fizike me intensitet të ulët nuk ishte shumë e ndryshme.
Prof. Tucker tha se ende nuk dihen arsyet përse aktiviteti fizik parandalon shkurtimin e telomereve.
“Ne e dimë se aktiviteti fizik i vazhdueshëm ndihmon në pakësimin e vdekjeve dhe në zgjatjen e jetës dhe tani e dimë që pjesërisht ky avantazh mund të realizohet në saje të ruajtjes së gjatësisë së telomereve”, – tha ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...