Ushtria ukrainase thotë se trupat ruse u tërhoqën rreth Bahmutit
Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 11 May 2023
Ukraina thotë se forcat e saj kanë ndalur me sukses një sërë sulmesh në qytetin e Bahmutit, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen në pjesë të qytetit lindor, derisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se trupat ukrainase do të rimarrin çdo pjesë të tokës së pushtuar nga Rusia.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha në përditësimin e tij të përditshëm, më 11 maj, se mbrojtësit ukrainas kishin zmbrapsur 39 sulme ruse në vijën e frontit Bahmut-Avdivka-Marinka gjatë 24 orëve të fundit.
Gjenerali ukrainas, Oleksandr Syrskiy, komandant i forcave tokësore të Ukrainës, tha se forcat ruse ishin tërhequr deri në 2 kilometra në disa zona të Bahmutit.
Ai shtoi se operacionet efektive të mbrojtjes së Ukrainës në Bahmut kishin luftuar trupat mercenare Ëagner, duke detyruar zëvendësimin e tyre me trupa të rregullta më pak të trajnuara, të cilat u mundën dhe u detyruan të largoheshin.
Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit privat mercenar rus Wagner, pohoi se disa kilometra nga territori i vijës së parë u humbën pasi forcat e rregullta të ushtrisë ruse u larguan përballë luftimeve të ashpra në Bahmut. Prigozhin ka thënë se grupi i tij pësoi humbje prej rreth 500 burrash.
Gjenerali ukrainas, Oleksandr Syrskiy, konfirmoi se forcat ruse ishin tërhequr deri në 2 kilometra në disa zona, me trupat mercenare të Wagner-it që u “mposhtën nga operacionet efektive të mbrojtjes”.
Agjancia e lajmeve Reuters citoi një deklaratë të një brigade të Ukrainës ku thoshte: “Është zyrtare. Raporti i Prigozhinit në lidhje ‘500 kufomat’ e rusëve është i vërtetë.”
Më vete, Andriy Biletskiy, një komandant i një grupi taktik ukrainas, tha se dy kompani të një brigade ruse u “shkatërruan plotësisht” në Bahmut.
Në fund të 10 majit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se operacioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës është “shumë i vështirë”, por tha se disa qëllime janë arritur.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur as pretendimet ukrainase, e as ato ruse.
Zelensky, në fjalimin e tij të 10 majit, u zotua se nuk do të ndalet derisa e gjithë Ukraina të çlirohet.
“Ne nuk harrojmë për asnjë minutë se çdo ditë e pranisë së okupatorit në tokën tonë është një tundim që ai të mendojë se do t’ia dalë”, tha Zelensky.
“Ai nuk do të ketë sukses në asgjë. Ne duhet t’ia kthejmë Ukrainës lirinë, sigurinë dhe të rikthehet në Evropë. Ne do ta bëjmë këtë! Ne nuk do t’i lëmë armikut asnjë pjesë të tokës sonë — tirania nuk do të mbretërojë askund këtu”, tha ai.
Zelensky tha se Ukraina është në pritje të më shumë armëve perëndimore, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe dërgesa municionesh. /REL/
Të tjera
-
Deklaratat se do të kalojnë 50%, Balje me mesazh për Kurtin: “Kanihere pazari që e bën brenda në shtëpi nuk të del ashtu edhe jashtë shtëpisë”
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka komentuar deklaratat publike t...
-
Presidenca ndan momente nga ceremonia në Gjermani ku Osmani përshkruhet si “pasuese e Rugovizmit”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shpërblyer në Gjermani me çmimin M...
-
Reagon asamblisti i LDK-së pas përplasjes me Bulliqin: Po përdoren mekanizmat e shtetit për të arrestuar njerëz
Asamblisti i LDK-së në Podujevë, Ekrem Rrahmani, ka reaguar pas përplasjes së...
-
Pak para adresimit të Vuçiqit, Kurti del me reagim: Në koordinim me Rusinë po përgatit kërcënime të reja, nuk trembemi
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në ko...
-
“Përgatitemi për çdo gjë”, e konfirmon Vuçeviq, Serbia pranë rikthimit të shërbimit ushtarak me detyrim
Kryeministri serb Millosh Vuçeviç ka konfirmuar zërat e muajve të fundit, që ...
-
PDK mban mbledhjen e Kryesisë: Kosova ka nevojë për një kryeministër si Bedri Hamza me 9 shkurt
Partia Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të Krye...
-
“Serbia refuzoi takimin trepalësh”, Bislimi i bën thirrje Lajçakut t’i demantojë mediat serbe
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Kosova ka pranuar ...
-
Si i fitoi miliona euro tenderë ndër vite Milan Radojiçiq nga institucionet e Kosovës?
Aktakuza e ngritur të mërkurën për rastin e Banjskës, duket se do t’i hap rrr...
-
Osmani takon ambasadorin Guerot, flasin për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Fra...
-
Në Gjakovë identifikohet një lokacion i mbjellë me bimë nạrkotikẹ
Në brezin kufitar me Shqipërinë, në një zonë të thellë malore Policia e Kosov...
-
“Edhe gratë vdẹsin për atdhe”, Maqedonci fton të rejat t’i bashkohen FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka bërë thirrje të rejave që të aplik...
-
Halil Kastrati: Dikush po telefonon në emrin tim, po kërkon para me premtimin se do të merrni një shumë më të madhe në këmbim
Humanisti i njohur, Halil Kastrati i ka lutur qytetarët që të mos bien pre e ...