Lajme

Ushtria serbe është duke zhvilluar armë, raketa e blinda të reja

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 08 May 2017

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë gjenerali Lubish Dikoviq ka deklaruar se Serbia është duke zhvilluar armë, raketa e blinda të reja, transmeton Koha.net.

Ai, siç përcjell rts, Serbia në periudhën e shkuar, industria ushtarake e Serbisë ka punuar me kujdes në gjetjen e zgjidhjeve dhe në modernizimin e sistemeve ekzistuese të armëve si dhe krijimin e armëve të reja që do të prodhohen.

Këto armë e armatime, ka thënë ai do të demonstrohen në ushtrimet ushtarake që do të në këtë vend.

-Advertisement-

“Në këto ushtrime do të tregojmë armët në zhvillim, karakteristikat e tyre, specifikat, përkatësisht fuqinë e tyre. Do t’i tregojmë mbi 40 armë e mjete që janë ose të reja ose në fazën e zhvillimit, do të shihen për herë të parë edhe sistemet raketore, ato të blindimit të cilat qytetarët do t’i shohin për herë të parë”, ka thënë Dikoviq duke shtuar se në këto manovra do të ketë befasi siç është për shembull lansuesi i raketave të kalibrave të ndryshëm “Morava”, pastaj ai “Milosh” ku janë ndërthurur të gjitha mundësitë dhe mund të kryejë detyra në largësi më të mëdha.

“Çdo ditë e vlerësojmë gjendjen dhe shkallën e rrezikshmërisë së Serbisë dhe përfundimi është se Serbia aktualisht nuk është e rrezikuar ushtarakisht”, ka thënë Dikoviq shtuar se numri aktual i ushtarëve plotëson nevojat e ushtrisë së Serbisë, ndërsa pranimi i më shumë se 1.500 ushtarëve profesionistë do ta përforcojë përbërjen e njësive ushtarake.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera