Ushtria e Serbisë e sjell artilerinë 2 km afër Jarinjës

Autori: Gazeta inFokus
17:08 | 26 December 2022
Afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë, Serbia ka sjellë automjete të rënda ushtarake. Televizioni N1, që shërben si filial i CNN-it raporton se gjashtë topa me rreze të gjatë veprimi të ushtrisë serbe dhe një numër i caktuar i policisë ushtarake janë pozicionuar aty.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka urdhëruar dje shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, që të shkojë në Rashkë, në kufi me Kosovën.
Mojsiloviqi tha se situata është e tillë që “kërkon praninë e ushtrisë serbe”. Ai tha se “detyrat që i janë dhënë ushtrisë serbe janë precize dhe të qarta”, pa shpjeguar se për çfarë bëhet fjalë.
Serbia u përpoq seriozisht t’ia vë zjarrin veriut të Kosovës të dielën natën. Disa media serbe raportuan se rreth orës 20:00 të së dielës ishin dëgjuar shkëmbime zjarri në Zubin Potok dhe se të shtënat kishin ndodhur pasi Policia e Kosovës, sipas tyre, kishte dashur t’i hiqte barrikadat në këtë komunë në veri të Kosovës.
Policia reagoi më pas duke i demantuar këto pretendime.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i konfirmoi për Express se “ka dëgjuar dhe ka parë” të shtëna në afërsi të një patrulle në Zubin Potok. Por nga zyra për media e KFOR-it thanë se “nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale”.
Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU.

Të tjera
-
Pranohen disa prova që u përdorën gjatë dëshmisë së ekspertit mjeko-ligjor Clarke, në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe J...
-
Shërbimi Korrektues i Kosovës nesër prezanton përmes një aktiviteti punën e të burgosurave
Gjatë ditës së nesërme Shërbimi Korrektues i Kosovës do të orgazniojë një akt...
-
Me rastin e Kurban Bajramit, Tërnava mban konferencë për media
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava gjatë d...
-
Moment i sikletshëm për Kurtin në Gjilan, për pak sa nuk rrëzohet nga shkallët
Gjatë një vizite në Gjilan, ku mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Qend...
-
Supremja rrëzon kërkesën e Përparim Ramës, vendosë: Rregullorja për menaxhimin e mbeturinave mbetet në fuqi, faturat duhet të paguhen në “Pastrimi”
Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si të pabazua...
-
Mbesa i kushton këngë gjyshit të saj dëshmor – “Gjyshit tim” nga Arsa Alija
Arsa Alija, mbesa e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Muhame...
-
Oda Ekonomike Amerikane: Liberalizimi i tregut të energjisë tashmë po shkakton dëmet e saj
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përsëritur shqetësimin e saj përkitazi m...
-
VV zyrtarizon kandidaturën e Alban Hysenit për një mandat të dytë në Gjilan
Alban Hyseni do të garojë përsëri për të parin e Gjilanit për një mandat të d...
-
Osmani takon ambasadorët e Holandës, Finlandës dhe Suedisë – moskonstituimi i Kuvendit, pjesë e diskutimeve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadoren e Holandës...
-
Haradinaj nominon Ajet Avdylin kandidat për kryetar të komunës së Artanës
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur sot nominimin e Ajet...
-
Rutte: Duhet ta bëjmë NATO-n më të fortë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Ministrat e Mb...
-
PE miraton raportin për Shqipërinë: Zgjedhjet konkurruese, por u përdor shteti
Parlamenti Europian ka miratuar raportin për Shqipërinë. Në mbledhjen e Komis...