Lajme

Ushtria e Kosovës është gati

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 16 April 2020

Shumë qytete tashmë janë në karantinë.

E sigurinë e qytetarëve dhe kufizimin e lëvizjes po e bën Policia e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa edhe Ushtria e Kosovës është në gatishmëri që të ndihmoj.

-Advertisement-

Këtë e ka thënë komandanti i FSK-së, Gjeneral Rrahman Rama.

“Në këto ditë të vështira për vendin tonë, FSK vazhdon të zhvilloj operacione të mbështetjes ushtarake për autoritetet civile me qëllim menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë me Covid 19. Pjesëtarët e FSK-së janë duke kryer detyrat me vetëmohim dhe profesionalizëm të lartë. Gjatë kësaj periudhe njësitë e Komandës së Logjistikës dhe Policisë Ushtarake të FSK-së kanë zhvilluar aktivitete transportuese nga të gjitha pikat kufitare dhe Aeroporti Ndërkombëtarë  ,,Adem Jashari” për në vend-karantinë. Njësitë e FSK-së gjithashtu kanë mbështetur me tenda, kontejner dhe pajisje përcjellëse Qendrat Spitalore të Kosovës”.

“FSK ka vendosur në gatishmëri Ekipe Mjekësore statike dhe mobile, njëkohësisht ka vendosur dhe mobilizuar Qendrën Mjekësore të FSK, dhe paralelisht, po vazhdojmë të mbështesim Qendrën Operative të MPBAP-së dhe shtabet emergjente komunale me oficerë shtabor. FSK si gjithmonë  është e përkushtuar dhe e vendosur për të ndihmuar qytetarët dhe institucionet e Kosovës, andaj duke vlerësuar shërbimin vetëmohues dhe mbështetjen që duhet ti japim vendit dhe qytetarëve në këtë kohë të krizës me pandemi globale kam kërkuar nga Ministri i Mbrojtjes dhe Qeveria në Detyrë që mjetet financiare shtesë të ndara për pjesëtarët e FSK-së t`i dedikojnë dhe adresojnë për nevoja tjera. ANDAJ NE VAZHDOJMË ME GATISHMËRI  T`I SHËRBEJMË QYTETARËVE , TË MBËSHTESIM INSTITUCIONET DHE POPULLIN NË TË GJITHA SFIDAT”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera