Lajme

Ushtari i UÇK-së që u burgos 13 vite nga Serbia: Do të heq dorë nga nënshtetësia kosovare

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 20 August 2017

Ushtari i UÇK-së, Anton Lekaj i dënuar me burg nga Beogradi me 13 vite për krime lufte, ka rrëfyer sot për jetën e tij 13 vjeçare në burgjet e Beogradit.

Ai ka thënë se gjatë kësaj kohe ka qëndruar në dy burgjet të Serbisë ndërsa ka qëndruar 11 vjet e dy muaj i izoluar nw burgun e Pozharecit .

Lekaj është shprehur i dëshpëruar me neglizhencën që shteti i Kosovës, ka bërë për të. Ai ka thënë se Kosova asnjëherë nuk është interesuar për të.

-Advertisement-

“Ndoshta kanë folur në ndonjë restorant por emri imë nuk është përmendur asnjëherë. Jam gëzuar për fillimin e dialogut Kosovë-Serbi kam menduar që zonja Tahiri do ta përmend rastin tim por jo, sepse ajo duhet ta ndreq flokët, çdo media në Kosovë ka pas për mua që jam në burg ndërsa ajo thotë nuk e kam ditë”, shprehet Lekaj.

Ushtari i UÇK-së thotë që aq i dëshpëruar me shtetin e Kosovës sa që thotë do të heq dorë nga shtetësia e Kosovës.

“Unë e njoh shtetin e Kosovës por jam i dëshpëruar dhe duhet me hekë dorë nga shteti i Kosovës sepse nuk kam asgjë me të. Asgjë hiq nuk më ka ndihmuar jam shumë i dëshpëruar”, ka thënë Leka.

Ai më tej ka treguar edhe për problem që i ka pasur ai mbrëmë për t’u futur në Kosovë, për shkak se nuk ka asnjë dokument identifikimi të Kosovës, ndërsa shprehet i irrituar për shkak se askush nga institucionet nuk ka dal ta presë atë.

“Nuk ka dal as Ministrja i Drejtësisë, me më thanë mirëdita qe ke ardhur. Polici në kufi më shiheshin mrroltë e shiheshin që jam i dënuar për krime lufte, me të vërtetë jam shumë i dëshpëruar.

Ai më tutje për Tv Dukagjinin ka paralajmëruar padi ndaj kryeministrit të vendit për shkak siç ka thënë të mos interesimit që ka treguar për të.

“Unë kam me ngritë padi ndaj kryeministrit nuk më intereson kush është, por për çka nuk është angazhuar asnjëherë për mua”, ka thënë Lekaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera